KUPA E SHQIPËRISË | Grupi A/ Partizani thyen “mallkimin”, Teuta në raundin e tretë. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 15:24

KUPA E SHQIPËRISË | Grupi A/ Partizani thyen “mallkimin”, Teuta në raundin e tretë. Ja rezultatet

Janë mbyllur 2 sfidat e luajtura mesditën e sotëm në Grupin A të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

kupa e shqiperise

Partizani ka marrë një fitore të vuajtur 2-0 përballë Besëlidhjen në ndeshjen e luajtur në Cërrik. “Demat” kanë arritur të thyejnë mallkimin që kishin me lezhjanët vitet e fundit duke u kualifikuar në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë.

Në sfidën tjetër, Teuta ka mposhtur Korabin me rezultatin 2-0 me gola të Ivanoviç dhe Sebino Plaku.  Ndërsa sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Bylisit vazhdon të luhet pasi takimi i luajtur në Korçë ka përfunduar me rezultatin 2-2.

REZULTATET

  TEUTA 2-0 KORABI | Kompleksi “Olimpik Park” |

Ivanoviç 12′, Plaku 87′ 

  PARTIZANI 2-0 BESËLIDHJA | Stadiumi “Nexhip Trungu”, Cërrik |

Rrapaj 81′ , Zhunior 85′ 

 SKËNDERBEU 2-2 BYLIS  (4-3 pas goditjes së 11-metërshave)

Meksi (p) 23′ , Berisha 45+1′ / Qardaku 14′, 74′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"