Kupa “Adem Jashari”, Shqipëria është e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2014 | 13:40

Kupa “Adem Jashari”, Shqipëria është e plotë

BoksKombëtarja shqiptare e boksit do të përfaqësohet me ekip të plotë në turneun e përvitshëm ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri i parë i kombëtares Skënder Kurti tha se në këtë event shkojnë sërish me pretendime për të hyrë në zonën e medaljes, pavarësisht konkurrencës së madhe. Sipas Kurtit, Shqipëria do të ngjitet në ringun kosovar me këta boksierë: Krenar Zeneli (pesha 56 kg, Flamurtari), Elsid Kalemi (pesha 60 kg, Tirana), Arnold Kuqari (pesha 64 kg, Apolonia), Albi Sorra (pesha 69 kg, Arena), Alban Bermeta (pesha 75 kg, Tirana), Aleksandër Rama (pesha 81 kg, Tirana), Kristjan Demaj (pesha 91 kg, Vllaznia) dhe boksieri Nelson Hysa (pesha +91 kg, Vllaznia). Gjithashtu pjesë e delegacionit kuqezi që do të niset sot drejt Kosovës do jenë trajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni, dhe ai i Apolonisë, Baftjar Abazi, ndërsa si shef i kombëtares është përzgjedhur Mhill Volaj. Pak ditë më parë boksi shqiptar bëri histori me fitoren e turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë”, duke zënë tri vende të para dhe një vend të dytë. Demaj fitoi kupën e boksierit më të mirë të “Gongut të Artë”.

KOMBËTARJA
Krenar Zeneli (pesha 56 kg, Flamurtari)
Elsid Kalemi (pesha 60 kg, Tirana)
Arnold Kuqari (pesha 64 kg, Apolonia)
Albi Sorra (pesha 69 kg, Arena)
Alban Bermeta (pesha 75 kg, Tirana)
Aleksandër Rama (pesha 81 kg, Tirana)
Kristjan Demaj (pesha 91 kg, Vllaznia)
Nelson Hysa (pesha +91 kg, Vllaznia)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"