Kukësi vendos sot për Prençin dhe Biskup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2012 | 13:46

Kukësi vendos sot për Prençin dhe Biskup

Drejtuesit e klubit të Kukësit janë takuar dje me mbrojtësin Elvis Prençi, ku i kanë bërë edhe ofertën lojtarit për të qenë pjesë e këtij ekipi sezonin e ri. Po të njëjtat burime kanë bërë të ditur se në parim palët kanë arritur një akord. Mirëpo, për të zyrtarizuar transferimin e tij pritet dita e sotme, kur drejtuesit e klubit verior do të saktësojnë gjithçka. Lojtari i Kombëtares U-21 kaloi një periudhë prove në Nantë të Francës, por nuk mundi të nënshkruante për këtë skuadër. Në fakt, vetë lojtari qe shprehur se nëse nuk do të nënshkruante për francezët e Nantë, në Shqipëri nuk do të militonte me asnjë skuadër tjetër, përveçse me Kukësin. Rikthimi i tij në Kukës shikohet me mjaft entuziazëm nga tifozët vendës, të cilët e vlerësojnë lojtarin si mjaft të domosdoshëm për skuadrën. Ndërkohë që po sot pritet të marrë një përgjigje përfundimtare edhe çështja e lojtarit kroat, Luko Biskup. Ish-mesfushori i Skënderbeut shikohej si një alternativë bindëse për mesfushën kuksiane sezonin e ardhshëm futbollistik, që pritet të startojë më 25 gusht.
Jonuz Hallaçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"