Kukësi nis stërvitjen pa trajnerin Stavri Nica. A po kërkojnë verilindorët për “timonierin” e ri të skuadrës?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 14:31

Kukësi nis stërvitjen pa trajnerin Stavri Nica. A po kërkojnë verilindorët për “timonierin” e ri të skuadrës?

Nuk u prononcua pas humbjes së fundit, 3-2, ndaj Dinamos, por mesa duket trajneri Stavri Nica e ka vendosur që të largohet në mënyrë përfundimtare nga drejtimi i skuadrës së Kukësit. Zëvendëstrajneri i verilindorëve, Oltijon Kërnaja, pas ndeshjes i pyetur për mos praninë e Nicës në konferencë për mediat, u shpreh:

KUKESI

Profesori i vuan këto ndeshjet dhe iku në shtëpi.

Sot Kukësi ka zbritur në fushën stërvitore, por pa praninë e trajnerit Stavri Nica. Padyshim mos prania e teknikut durrsak në stërvitje e përforcon më shumë “divorcin” mes palëve, dhe i bie që verilindorët janë vënë në kërkim të trajnerit të tretë për këtë edicion, ku në fillim e nisën me Rraman Hallaçin në pankinë.

Gjithsesi duhen pritur orët në vijim për të sqaruar situatën, pasi shpesh ka ndodhur që trajnerët mërziten dhe bëjnë prapaktheu.  Kjo është hera e dytë që i ndodh Nicës te Kukësi, pasi para disa javësh u raportua dorëheqja e tij pas humbjes në Shkodër, por e tërhoqi më pas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"