“Kukësi ishte superior, e meritoi fitoren”, Shehi: Nuk e kuptova pse Romero…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 22:00

“Kukësi ishte superior, e meritoi fitoren”, Shehi: Nuk e kuptova pse Romero…

Orges Shehi, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus”, në “News 24”, teksa ka folur për ndeshjen e Kukësit me Partizanit. Ai shprehet se Kukësi, e meritoi fitoren dhe ishte superior ndaj Partizanit.

Shehi

 

Kukësi-Partizani? “Si në lojë dhe në rezultat, lojën e fitoi Kukësi, pasi ishte i qartë. Luajti me të njëtën skemë, pa ndryshime në skemë dhe në përbërje, pasi nuk ishte koha e mjaftueshme. Trajneri e njeh më shumë futbollin shqiptar. Nga ana tjetër, duke mos e njohur rivalin, Sormani mendon se ka kohë, por Partizanit i vihen shumë vështirësi. Nuk e kuptova pse Romero nuk ishte në formacion me mungesat që kishin. Kjo skema me romb, të jep superioritet në mesfushë, por të lë pas nga krahët. Me formën e sulmuesve dhe cilësinë e sulmuesve të Partizanit, nuk është për një ekip kampion. Kukësi ishte superior dhe e meritoi fitoren”.

Gol i rregullt? “Kësaj i jepte përgjigje të saktë vertëm ora që është e lidhur me vijën fatale. Me pamjet që kemi nuk është e qartë ka kaluar apo jo”.

 

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"