“Kukësi ekip i organizuar shumë mirë”, Admir Mehmedi: Në Shqipëri gjithçka “OK”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 22:02

“Kukësi ekip i organizuar shumë mirë”, Admir Mehmedi: Në Shqipëri gjithçka “OK”

Futbollisti me origjinë shqiptare, i cili është pjesë e Volfsburgut, Admir Mehmedi, foli pas ndeshjes me Kukësit të fituar nga skuadra gjermane me rezultatin 0-4 duke u shprehur:

bandicam 2020-09-17 21-58-31-850

“Kukësi ka qenë një ekip shumë mirë i organizuar dhe me gjendje të mirë fizike, na ndihmuan shumë 2 golat e para të realizuar. Jam i kënaqur që kemi kaluar këtë raund.

Frika nga COVID?  Gjithçka ishte OK. Është vështirë me këtë virus. Kemi kaluar shumë mirë në hotel në Tiranë. Objektivi është të vazhdojmë në fazën e Grupeve në Europa Ligë. Kemi ndeshjen në shtëpi ndaj Leverkuzenit në kampionat. Kanë ekip të mirë. S’ka problem që ka ikur Havertz”, u shpreh Mehmedi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"