“Kujdes Shqipëri”, kampion në Ishujt Faroe, Hyseni: Nëse i nënvlerësojmë, do të na ndëshkojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2023 | 11:32

“Kujdes Shqipëri”, kampion në Ishujt Faroe, Hyseni: Nëse i nënvlerësojmë, do të na ndëshkojnë

Mesfushori 26- vjeçar Alesio Hyseni është futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur në Ishujt Faroe, madje u shpall kampion në vitin 2020 si pjesë e Klaksvikut. Lojtari vlonjat vijon karrierën aktualisht në Itali me ekipin e Serisë D, Sulmona Calcio 1921, ndërsa aventurën e shkurtër në Ishujt Faroe e pati në formë huazimi nga Partizani.

ALESIO HYSENI (1)

Në muajt maj-qershor të vitit 2020 ai u aktivizua në 9 ndeshje me Klaksvikun, duke shënuar edhe një gol në fitoren 4-1 ndaj Vikingurit. Hyseni e njeh mirë edhe Kombëtaren e shtetit të vogël me 54 mijë banorë. Në prag të ndeshjes së sotme, Ishujt FaroeShqipëri, që nuk kanë asnjë precedent mes tyre në të kaluarën, kush më mirë se mesfushori vlonjat mund të fliste për rivalin e kuqezinjve. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Hyseni paralajmëroi ekipi kuqezi duhet të bëj shumë kujdes, pasi Ishujt Faroe kanë potencial për të ndalur Shqipërinë. Ai theksoi se fusha ku do të luhet sot ndeshja në stadiumin “Torsvullur” të Torshavnit, nuk është e një cilësie të mirë.

Alesio, si po shkon karriera juaj që pas largimit nga kampionati shqiptar?
Aktualisht po e vazhdoj karrierën në Itali, por asnjëherë nuk i dihet. Ndoshta mund të kthehem sërish në kampionatin shqiptar. Jeni ndër shqiptarët e parë që keni luajtur në kampionatin e Ishujve Faroe, duke u shpallur edhe kampion me Klaksvikun.

Si shkuat aty nga Partizani në formë huazimi, kush u bë shkes?
Në atë kohë kam qenë i dëmtuar dhe pas një viti thuajse jashtë fushave, debutova me Partizanin në derbi dhe më pas më erdhi mundësia për të nisur këtë rrugëtim në Ishujt Faroe. E pranova me kënaqësi dhe pasi dolëm kampionë, kisha mundësi të luaja në Kupat e Europës me Klaksvikun. Mirëpo, kjo nuk ndodhi për shkak të COVID-it. Kombëtarja përballet sot me Ishujt Faroe për herë të parë në histori.

Si është të luash në stadiumin e Torshvanit, çfarë kujtoni?
Stadiumi i Torshvanit, me aq sa mbaj mend, nuk ka një fushë cilësore. Bëhet fjalë për tapet me bar artificial. Megjithatë, nuk besoj se kjo do të përbëjë problem për lojtarët e Kombëtares sonë. Mendoj se do të përshtaten mjaft mirë.

Me aq sa e njihni Kombëtaren e Ishujve Faroe, çfarë ndeshjeje prisni sot?
Pothuajse të gjithë lojtarët e Kombëtares së Ishujve Faroe i njoh, pasi kemi luajtur bashkë. Unë pres të jetë një ndeshje mjaft interesante, por i uroj fitoren Shqipërisë.

Thatë që i njihni lojtarët, çfarë këshille mund të jepni për kuqezinjtë?
Unë shpresoj që Shqipëria mos të bëj gabimin e nënvlerësimit të kundërshtarit, sepse lojtarët e Ishujve Faroe kanë goxha potencial për të na penguar. Duhet shumë kujdes.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"