KUALIFIKUESET E EUROPIANIT U-19/ Shqipëria e nis keq, Franca fiton me poker golash (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2021 | 15:58

KUALIFIKUESET E EUROPIANIT U-19/ Shqipëria e nis keq, Franca fiton me poker golash (VIDEO)

 Shqipëria U-19  humbet ndeshjen e parë ndaj Francës U-19, të vlefshme për kualifikueset e europianit me rezultatin 4-0,në stadiumin “Arena Egnatia” .  Skuadra e Armando Cungut ishte e pafuqishme ndaj ‘Gjelave’ dhe pati shumë pak raste për shënim.

bandicam 2021-11-10 15-51-35-149

 

Kuqezinjtë e nisën mirë sfidën ku dhe ju anulua një gol. Ishte lojtari I Sasuolos, Asan Mata që shënoi një gol mjaft të bukur, por ju anulua sepse topi kishte dalë jashtë në momentin e pasit të fundit.

Nga ky moment lojën e kontrolluan miqtë, të cilët kaluan në avantazh me Virzhinius në minutën e 28’. Francezët shënuan dhe 2 gola të shpejtë me Albine, i cili realizoi dy herë në minutat 35’ dhe 40’. 3-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë e vegjël u përpoqën të reagonin, por nuk ja arritën dot. Në minutën e 64’ francezët shënojnë golin e katërt me Tçaouna. Sulmuesi përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe shënoi me penallti.

Shqipëria e nis keq fushatën e kualifikueseve. Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Serbisë në transfertë.

 

FRANCË U-19 4-0 SHQIPËRI U-19

Virzhinius 28′, Abline 35′, 40′, Tchaouna 64′

-GOLI I KATËRT I FRANCËS

 

-GOLI I TRETË I FRANCËS

-GOLI I DYTË I FRANCËS

-GOLI I FRANCËS

-GOLI I ANULUAR I SHQIPËRISË

FORMACIONET ZYRTARE –

for

FRANCA U-19 – (4-3-3): Lo Tutala; Pereira, Kamara, Dukur, Semedo Varela; Miçut, Bondo, Ba; Virzhinius, Tçauna, Abline. Trajner: Landri Shavë.

SHQIPËRIA U-19 – (3-5-1-1): Simoni; Zalli, Preka, Dervishi; Mata, Alivoda, Bytyqi, Nerguti, Pjeshka; Shpendi; Toçi. Trajner: Armando Cungu.

255796088_1673829336157940_660895451146508707_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"