Kualifikimi në 1/8-at e Champions-it, Pioli: E dija që nuk do të gabonim, shorti dhuron një Milan tjetër!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 12:36

Kualifikimi në 1/8-at e Champions-it, Pioli: E dija që nuk do të gabonim, shorti dhuron një Milan tjetër!

Milani më në fund fitoi dy ndeshje radhazi në Champions që nga tetori i 2011-ës, teksa 4 gola mungonin që nga viti 2004 kur kuqezinjtë ia shënonin Sparta Pragës dhe Deprotivos La Korunjës. Pioli nuk i pëlqen shumë statistikat historike dhe përqendrohet tek e tashmja.

PIOLI 1

NDESHJA – “Në pjesën e parë gabuam dhe i dhamë disa mundësi, por edhe krijuam shumë. Luajtëm me vullnet dhe dëshirë për të qenë të rrezikshëm. E morëm plotësisht takimin në dorë pas golit të dytë dhe mendoj se ishte një ndeshje e bukur”.

FAZA OFENSIVE – “Deshëm të krijonim hapësira dhe luajtëm shumë të hapur. Leaos i kisha thënë që të qëndronte pranë Zhirusë, ndërsa Teo dhe Rebiç duhet të luanin mbi vijën anësore. Ndryshe nga takimi i parë me Salcburgun, këtë herë i lexuam më mirë situatat”.

SEZONI – “Kemi zhvilluar vetëm pjesën e parë të sezonit pa frikën për të synuar lart. Tani që e kryem misionin e parë duhet të mendojmë për kampionatin. Na mbeten edhe tri ndeshje e nevojitet që të marrim maksimumin duke filluar që nga Specia”.

SHORTI – “Këdo që do të kemi përballë do të na stimulojë, por jemi kampionë të Italisë dhe duhet të shkojmë sa më larg në turne. Mund të them se kushdo që të jetë rivali ynë do të ketë përballë një Milan të bindur dhe me dëshirë të madhe për të treguar se sa vlen”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"