Ksavi: Nuk mendojmë Napolin, La Liga nuk ka mbaruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 14:38

Ksavi: Nuk mendojmë Napolin, La Liga nuk ka mbaruar

Barcelona do të zbresë sonte në mbrëmje në fushë në La Liga ku do të presë Majorkën e Vedat Muriqit. Trajneri Ksavi nuk do të jetë në stol, pasi është i pezulluar dhe ka mbushur numrin e kartonëve. Duke folur për mediat numri një i stolit të Barcelonës ka saktësuar se katalanasit i kanë kushtuar të gjithë vëmendjen e duhur Majorkës, duke mos menduar për ndeshjen e të martës së ardhshme në Ligën e Kampioneve kundër Napolit.

XAVI

Ksavi ka refuzuar të ngrejë flamurin e bardhë në La Liga, duke shtuar se mbeten dhe shumë pikë në lojë.

MAJORKA – “Ata duhet të përgëzohet. Ata janë në finalen e Kupës së Mbretit. Aguirre arrin të nxjerrë më të mirën nga skuadra e tij. Ata janë një kundërshtar i vështirë dhe mjaft agresivë në mbrojtje. Por ne luajmë në shtëpi dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim tre pikët”.

LUIS ENRIKE TE BARÇA – “Nuk do të flas për trajnerin e ardhshëm të Barcelonës, sepse kjo nuk është më një çështje që më përket mua. Mua më duhet të mendoj për ndeshjet e ekipit tim. Na pret një ndeshje e rëndësishme në La Liga. Duhet të përqendrohemi, Majorka po i bën gjërat mirë. Ata kanë mposhtur Gironën, janë në finalen e Kupës pasi mundën Sociedadin…”

NAPOLI – “Të them të drejtën nuk është se po mendoj për Napolin. Po mendoj si të kem në fushë skuadrën më të mirë në fushë kundër Majorkës për të fituar. Sigurisht që duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të menaxhojmë lojtarët, pasi kanë pasur ngarkesa”.

TRI VITE LAPORTA – “Unë do të bëja një vlerësim pozitiv. Kur erdhi ai klubi u gjend në një moment të vështirë ekonomik. Mendoj se ai është personi ideal për ta çuar klubin përpara. Ai është presidenti më i mirë në historinë e Barcelonës. Ai është një lider…nëse dikush mund ta çojë klubin përpara, ai është Laporta”. RROTACIONI – “Nuk ka shumë për të zgjedhur në mes të fushës. Mesfushorë natyralë kemi Fermin Lopez dhe Ilkay Gyndoan. Duhet të bëjmë disa modifikime, si Kristensen, i cili po bën mjaft mirë”.

LA LIGA – “Mesazhi është i qartë: La Liga nuk ka mbaruar ende. Ne kemi një shans për të parakaluar Gironën dhe më pas të shohim nga Reali. Ne duhet të vëmë sa më shumë nën presion dy ekipet që ndodhen para nesh në renditje. Kjo bëhet vetëm duke fituar takimet tona”.

REALI I MADRIDIT – “Nëse rivali godet 34 herë drejt portës sonë, jam i bindur se do të humbasim. Çdo ndeshje është e ndryshme. Ne kemi humbur ose barazuar kur duhet të kishim fituar. Më i miri ose ai me më shumë merita nuk fiton gjithmonë. Është pjesë e futbollit” “Nëse rivali godet 34 herë drejt portës sonë, jam i bindur se do të humbasim. Çdo ndeshje është e ndryshme. Ne kemi humbur ose barazuar kur duhet të kishim fituar. Më i miri ose ai me më shumë merita nuk fiton gjithmonë. Është pjesë e futbollit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"