Ksavi kërkon revolucion në futboll, të ndalet koha kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 14:41

Ksavi kërkon revolucion në futboll, të ndalet koha kur…

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, kërkon të revolucionarizojë futbollin.

KSAVI

Numri një i stolit të katalanasve u shfaq i zemëruar të shtunën e kaluar për humbjen e kohës në çdo ndeshje në La Liga dhe ka dalë me një propozim konkret.

Ai ka propozuar që edhe në futboll, sikurse ndodh në lojën e basketbollit, kronometri të ndalet kur topi nuk është në lojë. “Për mua është qesharake që vazhdojmë me këtë model që kemi.

Çfarë presim për të pasur kohë efektive?

Në këtë mënyrë nuk do të duhej të shikonim nëse janë shtuar tetë minuta apo 22.

Bëjmë budallallëqe sepse minutat shtesë nuk janë gjë tjetër veçse një kurth. Mendoj se futbolli është i vetmi sport pa kohë efektive”, deklaroi ai pas barazimit ndaj Rajo Vajekanos në takimin e parë të sezonit në La Liga (0-0).

Reagimi i Ksavit ka ardhur pas javës së parë në La Liga në të cilën janë luajtur mesatarisht 52 minuta e 31 sekonda si kohë efektive.

Sipas llogarive të Ksavit, janë 38 minuta të tjera që humben mes protestave, vonesave në nxjerrjen e topit, kujdesit mjekësor, zëvendësimeve, VAR-it dhe futbollistëve që simulojnë si të dëmtuar.

Fundjavën e parë në Spanjë, ndeshja me më shumë lojë efektive ishte Almeria-Real Madrid (58 minuta); ndërsa ajo më pak efektive ishte ajo e Betis-Elçe, me 48 minuta (dhjetë më pak se në Almeria).

Edhe pse është e vërtetë që mesatarja e lojës efektive në dy sezonet e fundit është përmirësuar (nga 51:59 në sezonin 2019-2020 në 53:21 në atë 2021- 2022), sezoni aktual ka nisur me inercinë e zakonshme: që topi në ligën spanjolle rrokulliset më pak krahasuar me kampionatet e tjera të rëndësishme në Europë.

Premier Liga, ka mesatarisht dy minuta e tetë sekonda më shumë lojë efektive se La Liga. La Liga është e fundit mes 5 kampionateve më të forta në Europë për sa i përket lojës efektive. Jo më kot Ksavi ka kërkuar ndryshimin e rregullave.

KOHA (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"