Kryevepër e Skënderbeut në Kazakistan, barazim mes spektaklit ndaj Kairatit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2017 | 18:49

Kryevepër e Skënderbeut në Kazakistan, barazim mes spektaklit ndaj Kairatit (VIDEO)

Skënderbeu ka zhvilluar një ndeshje mbresëlënëse në transfertë përballë Kairat Almatit. Korçarët kanë arritur të marrin një barazim 1-1 në takimin e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës, por duke parë lojën e zhvilluar në fushë mund të thuhet pa frikë se meritonin fitoren.

kairat skenderbeu

Kazakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9 duke shndërruar në gol gjuajtjen e parë në portë pasi kapën të papërgatitur mbrojtjen korçare, por më pas loja u vendos e gjitha nën diktatin e Skënderbeut. Latifi ishte i papërmbajtshëm në krahun e majtë duke i marrë frymën mbrojtësve kundërshtarë, por edhe e gjithë skuadra korçare zhvilloi një paraqitje shumë të mirë duke pasur thuajse gjatë gjithë kohës një kontroll mjaft të mirë të topit.

Edhe pse sipas rasteve të krijuara Skënderbeu mund të kishte përmbysur rezultatin, ky barazim cilësohet shumë pozitiv dhe i jep shanse mjaft të mira kualifikimi për në turin tjetër. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Korçë.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Përfundon ndeshja.

90+3′ Akmetov ndëshkohet me karton të verdhë.

90+2′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Xhejms, në fushë Muzaka.

90′ Kairati kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Isael, në fushë Anene.

84′ Kairati kryen zëvendësimin e parë. Largohet Islamkhan, në fushë Turisbek.

80′ Skënderbeu bën zëvendësimin e parë. Largohet Taku, në fushë Gavazaj.

78′ Isael tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por Shehi bën një super pritje.

76′ Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

skenderbeu1

72′ Skënderbeu barazon rezultatin. Vangjeli futet në zonë nga e djathta dhe pason për Latifin i cili godet drejt portës, por portieri i Kairatit nuk e kontrollon dot si duhet gjuajtjen duke i dhënë mundësinë Nimagës të shtyjë në rrjetë topin e rikthyer në lojë.

68′ Isael tenton me një goditje diagonale nga hyrja e zonës në të djathtë, por Jashanica devijon topin në goditje këndi.

67′ Guhu ka një rast mjaft të mirë brenda zonës, por gabon i vetëm përballë Shehit teksa portieri i Skënderbeut bllokon topin.

63′ Mici ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

kairat skenderbeu1

54′ Latifi tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi kontrollohet nga portieri i Kairatit.

53′ Lilaj futet në zonë nga krahu i djathtë dhe kroson për Nimagën, por mesfushori malien nuk e devijon dot topin me kokë duke humbur një mundësi të mirë për të rrezikuar portën e vendasve.

tension

50′ Tension në fushë mes Radasit dhe Bakaevit, arbitri i ndëshkon të dy me kartonë të verdhë.

46′ Fillon pjesa e dytë. Skënderbeu luan topin e parë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

45+2′ Isael ndëshkohet me karton të verdhë.

33′ Isael tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

27′ Vazhdon Kairati të jetë në avantazh, por paraqitja e Skënderbeut është e një niveli mjaft të lartë teksa po sulmon pa pushim kundërshtarin.

22′ Taku bën një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi devijohet nga njëri prej futbollistëve të Kairatit në goditje këndi.

19′ Latifi ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

15′ Latifi futet bukur në zonë nga e majta dhe tenton me një goditje të rrezikshme diagonale, por portieri i Kairatit fluturon duke grushtuar topin.

kairat

9′ Sujumbajev fut në zonë një top të shtrirë nga krahu i majtë dhe Guhu brenda zonë godet në portë duke mposhtur portierin Shehi.

1′ Fillon ndeshja. Kairati luan topin e parë.

KAIRAT ALMATI – SKËNDERBEU 1-1
Guhu 9′ / Nimaga 72′

Kairat Almati: Pokatilov, Akhmetov, Sujumbajev, Elek, Bato, Kuat, Bakaev, Islamkhan (Turisbek 84′), Isael (Anene 90′), Arshavin, Gohu
Trajner: K. Tshadadze

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Taku (Gavazaj 80′), Latifi, Xhejms (Muzaka 90+2′)
Trajner: I. Daja

Gjyqtar: Leontios Tratou (Qipro)

KV: Isael 45+2′, Bakaev 50′, Akhmetov 90+3′ / Radas 50′, Mici 63′, Vangjeli 76′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"