Krenar Alimehmeti, nënkryetar i bordit të KF Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2011 | 12:59

Krenar Alimehmeti, nënkryetar i bordit të KF Tirana

Krenar Alimehmeti do të jetë nënkryetari i bordit drejtues të KF Tirana. Një gjë e tillë është miratuar në mbledhjen e djeshme, ku pas propozimit të bërë nga vetë anëtarët, është miratuar unanimisht që Alimehmeti të merrte këtë post. Krenar Alimehmeti ka qenë ish-futbollist, ishtrajner i Tiranës dhe një nga kandidatët e grupimit “Aleanca për Qytetarin”, në zgjedhjet lokale të këtij viti. Ai garoi për Minibashkinë nr.7, i propozuar nga PDIU, por nuk arriti që të fitojë. Sakaq, me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të bashkisë dhe kalimit të klubit në sh.a., Alimehmeti u ftua të ishte një prej anëtarëve të bordit drejtues të KF Tirana.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"