Krahasimi/ Kristiano Ronaldo, më shumë gola në Champions sesa i gjithë Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 12:51

Krahasimi/ Kristiano Ronaldo, më shumë gola në Champions sesa i gjithë Juventusi

Kristiano Ronaldo është nga ata lojtarë që në Ligën e Kampioneve ndihem më komod se kushdo tjetër, njësoj sikur ky trofe të luhet në lulishten e shtëpisë së tij. Jo më kot, me 120 golat e realizuar prej tij, ai është rekordmeni i këtij kompeticioni dhe ndoshta për këtë arsye, edhe Juventusi kërkon të bëjë sakrificën më të madhe në historinë e tyre si klub, sepse ndoshta vetëm portugezi është njeriu që mund të rikthejë në Torino, trofeun e “mallkuar” të Champions-it.

rONALDO2

Media italiane ka dashur të hyjë në llogari, duke u nisur nga goli i parë i portugezit, i cili daton në sezonin 2006-2007. Nga kjo datë e deri më sot, ai ka festuar 120 golat e tij, duke lënë 20 realizime prapa Lionel Mesin, por nëse sheh Juventusin, në 12 vite që Ronaldo ka shënuar vetëm rekorde dhe ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampioneve, bardhezinjtë mezi e kanë kaluar shifrën e 100 (saktësisht janë 102) golave me të gjithë sulmuesit që kanë pasur në përbërje nga sezoni 2006-2007. Shkurt, Kristiano Ronaldo mposht i vetëm Juventusin në Champions, 120 (gola) kundër 102.

ronaldo

Nga Del Piero te Higuain, duke kaluar në mes mes emrave si Trezege e Tevez që kanë dhuruar shifra të kënaqshme, por kurrsesi aq sa nevojiten për të qenë i frikshëm dhe për të tentuar që të arrish te “kupa me veshët e mëdhenj” që të gjithë tifozët ëndërrojnë.

PËRTEJ TË GJITHËVE

Ka qenë një kohë në të cilën Alesandro Del Piero ridizenjonte ligjet e pespektikës së Ligës së Kampioneve, turne në të cilin fluturonte me numra të frikshëm përpara se ta shoqëronin dëmtimet, duke festuar 42 gola. Dhjetë vite përpara “Pinturikios” ishte Mishel Platini (17 gola në Champions për Juven) që mbante peshë dhe i dhuronte kupën Juventusit, por pas sezonit 2006-2007, janë bërë shumë pak.

Juventus

Ndoshta, e gjithë epoka e artë e bardhezinjve në Europë, nuk vlen sa një lojtar i vetëm, sepse për të kapur portugezin, të paktën në shifrat e golave të shënuar, atëherë përveç Del Piero dhe Platinisë, ndoshta duhet të shtojmë edhe trion Trezege-Inzagi-Paolo Rosi (respektivisht 25, 17 dhe 11 gola), plus 11 te Nedvedit që të ishim në këto nivele. Por lojtarë të tillë te Juventusi nuk janë parë më, prandaj po tentohet gjithçka për të sjellë “Zotin e Champions-it”, Kristiano Ronaldon, për të arritur te Champions-i, që Juves i mungon prej 22 vitesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"