Kozi në portë dhe ndryshime në sulm, plani i Tiranës për Erzenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 21:55

Kozi në portë dhe ndryshime në sulm, plani i Tiranës për Erzenin

Te Tirana, pas fitores me Kukësin dhe në prag të sfidës me Erzenin jo gjithçka shkon vaj. Liridon Latifi mungoi në sfidën me Kukësin, pasi ishte i dëmtuar. Sipas stafit mjekësor të Tiranës, lojtari është në Maqedoninë e Veriut për t’u riaftësuar. Ai kërkon të jetë gati për sfidën me Kukësin në Kupë si dhe në derbin me Partizanin. Futbollisti po bën të pamundurën për të qenë në fushën e lojës, duke marrë edhe kura speciale jashtë Shqipërisë.

KOZI

Futbollisti është dëmtuar në Korçë dhe nuk do të jetë edhe në këtë takim me Erzenin. Lojtarit i është ënjtur këmba dhe do të qëndrojë dhjetë ditë pushim. Tirana do të luajë ditën e premte me Erzenin në kampionat, por sytë janë nga derbi me Partizanin. Për këtë sfidë bardheblutë duan të jenë të plotë, por kanë disa rreziqe. Si fillim, janë tre futbollistë që nëse ndëshkohen me shijakasit humbasin të kuqtë. Bëhet fjalë për Kristal Abazajn, Regi Lushkjen dhe Bruno Lulajn. Të tre titullarë dhe nëse ata ndëshkohen në këtë sfidë humbasin Partizanin.

FORMACIONI – Në mungesë të Latifit, me shumë mundësi nga minuta e parë do të jetë Patrik. Për sa i përket mesfushës do të kthehet titullar Lushkja që luajti shumë mirë sa hyri në fushën e lojës. Mund të ketë në ndryshim me Nikqin, Haxhiun e Patrikun nga minuta e parë. Mesfusha me tre Jonuzi-Deliu dhe Lushkja, si dhe kthehet mbrojtja me katër, Haxhiu, Lulaj ose Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Edhe në portë, kthehet i pezulluari Kozi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"