Kotobelli: Kam ardhur në klubin më të madh, dua të arrij Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2017 | 18:53

Kotobelli: Kam ardhur në klubin më të madh, dua të arrij Kombëtaren

Blerim Kotobelli është goditja e parë në merkato e nënkampionëve të Partizanit. Në një intervistë për “Supersport”, mbrojtësi i krahut të majtë tregon se për t’u transferuar te Partizani e bindi projekti ambicioz që ka klubi i kuq. 24-vjeçari shpreson që në të ardhmen, falë tij të veshë edhe fanellën e Kombëtares.

Kotobelliiii

 

Për transferimit te Partizani

“Më bindi projekti i klubit, ishte shumë ambicioz, mendoj se kam ardhur në një klub mjaft të madh. Këtu mund të fitoj titullin kampion, jam i bindur që ky do të jetë viti i Partizanit për të dalë kampion. Klubi ka një projekt të madh, do të ketë shumë afrime gjatë merkatos, plus Luçiano Moxhi, mendoj që do ia dalim.”

Synimet në të ardhmen

“Unë mendoj që do ta justifikoj besimin e drejtuesve, do të bëj më të mirën time dhe uroj që t’ia dal. Shpresoj shumë që në të ardhmen të arrij edhe Kombëtaren, por do të jetë diçka e vështirë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"