Kortua del kundër trajnerit publikisht: I zhgënjyer, hera e parë që dikush ma bën kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2023 | 10:46

Kortua del kundër trajnerit publikisht: I zhgënjyer, hera e parë që dikush ma bën kështu

Tibo Kortua nuk do të jetë me Belgjikën në ndeshjen e sotme ndaj Estonisë, duke qenë se është larguar nga hoteli ku skuadra belge është grumbulluar. Fillimisht u tha se ka pasur pakënaqësi për faktin se trajneri Tedesko nuk i ka dhënë shiritin e kapitenit, por vetë Kortua ka reaguar në lidhje me këtë situatë.

kortua

Me anë të një postimi në “Instagram”, Kortua shprehet se gjithçka është thënë nuk ka lidhje me realitetin, duke shprehur se ka mbetur i zhgënjyer nga trajneri për faktin se ai ka nxjerrë në publik bisedat private që kanë pasur së bashku.

REAGIMI I KORTUA:

“Sot pasdite u habita kur dëgjova konferencën për shtyp të trajnerit në të cilën ai bëri një rrëfim të pjesshëm dhe subjektiv të një bisede private që patëm pas ndeshjes kundër Austrisë.

Dua ta bëj të qartë se nuk është hera e parë apo e fundit që flas me një trajner për çështje që kanë të bëjnë me dhomat e zhveshjes, por është hera e parë që dikush vendos ta tregojë publikisht. Jam thellësisht i zhgënjyer me këtë, por dua ta bëj të qartë se vlerësimet e trajnerit nuk përputhen me realitetin.

Në atë bisedë i kërkova, jo për përfitim të drejtpërdrejtë, të shpjegonte dhe të merrte vendime për të shmangur situatat që në të kaluarën na kanë dëmtuar duke kërkuar gjithmonë përfitimin e përgjithshëm. Të jesh apo të mos jesh kapiten i Kombëtares nuk është as teka dhe as një vendim i rastësishëm, duhet të jetë vendimi i tij dhe këtë jam munduar t’i përcjell. Fatkeqësisht nuk ia arrita qëllimit.

Këmbëngul se në asnjë rast nuk kam kërkuar asgjë dhe se kam folur me shokun tim të skuadrës Romelu Lukaku për të sqaruar çdo rrethanë që lidhet me këtë situatë. Në të njëjtën kohë dua të bëj të qartë se nuk kam pasur asnjë diskutim për ndonjë temë të ngjashme me asnjë shok ekipi, siç është pretenduar.

Për më tepër dje pasdite iu nënshtrova një kontrolli për një problem në gjurin e djathtë. Ekipi mjekësor i Klubit tim dhe i Kombëtares ishin në kontakt dhe shqyrtuan të gjithë materialin përkatës për të marrë vendimin për t’u larguar nga kampi stërvitor”, shkruan Kortua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"