Koronavirusi/ “Në Shqipëri u morën masa menjëherë” Sormani: Më dhemb kur e shoh Italinë kështu, aty mungon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 13:04

Koronavirusi/ “Në Shqipëri u morën masa menjëherë” Sormani: Më dhemb kur e shoh Italinë kështu, aty mungon…

Futbolli pothuajse në çdo vend është pezulluar për shkak të përhapjes së Koronavirusit, teksa shumë njerëz janë izoluar në shtëpitë e tyre, ku përjashtim nuk bëjnë as futbollistët.SORMANI-DHE-DEMI

Për të folur për këtë situatë, faqja italiane “Tuttomercatoweb”, ka marrë në një intervistë trajnerin e Partizanit, Adolfo Sormani. Ky i fundi në intervistën e dhënë është shprehur se Shqipëria i mori në kohë masat për këtë virus, duke thënë se ndjen shumë keqardhje për atë që po kalon Italia, duke shtuar këtu se në shtetin e tij mungon edhe ndërgjegjësimi dhe qytetaria e disa njerëzve.

Si reaguan në Shqipëri për marrjen e masave parandaluese?

Qeveria shqiptare u përgatit menjëherë. Unë isha në stërvitje me ekipin kur na thanë të ndalonim gjithçka. Një ndalesë kjo që nuk ka të bëjë vetëm me sportin. Këtu është vendosur të mbyllet gjithçka, duke u marrë nisma të shpejta dhe në kohë. Vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë mbeten të hapura, me policinë dhe ushtrinë që dalin nëpër rrugë për të ndërgjegjësuar të gjithë të respektojnë rregullat. Madje edhe njerëzit janë izoluar vetë në shtëpitë e tyre dhe nuk dalin nga shtëpitë përveç orareve që janë vendosur. Gjithçka është e kontrolluar, ju nuk mund të lëvizni me makinë dhe qeveria, siç e përmenda, ka lëvizur në një kohë të shpejtë dhe shumë vendimtare.”SORMANI

Si e menaxhoni, si stërviteni, një ekip të izoluar në shtëpi?

Të gjitha aktivitetet, madje edhe aktivitetet trajnuese, janë pezulluar. Kjo është arsyeja pse ne organizojmë seanca individuale dhe kolektive me video. Por po e përsëris, për mua aspekti fizik dhe sportiv hyn në plan të parë. Ne e bëjmë atë për të mbrojtur aspektin moral dhe mendor të ekipit tim që vazhdojnë të ndjehen si një grup. Sot është vërtet e vështirë të mendosh kur mund të fillosh përsëri me futbollin e luajtur, federata po vlerëson gjithçka me shumë kujdes. Në një nivel personal unë përpiqem të ritregoj atë që është bërë deri më tani, për të kuptuar gabimet dhe ku mund të përmirësohemi pasi futbolli të rifillojë “.Sormani Partizani

Çfarë mendoni për situatën në Itali?

Është një situatë shumë e vështirë. Më dhemb kur e shikoj vendin tim në këto kushte. Kam lexuar për sjellje jo vërtet të përshtatshme nga një numër i konsiderueshëm i njerëzve dhe për fat të keq qëndrime të caktuara e bëjnë të qartë se sa e vështirë është për ata që qeverisin. E them këtë si një italian që ka punuar jashtë vendit, Shqipëri, Angli, Danimarkë. Në Itali në një sens të caktuar shoh një mungesë të qytetarisë. Ndjej vërtet keqardhje për ta parë vendin në këto kushte nga jashtë “.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"