Korabi “abonohet” në “Elbasan Arena”, vendoset stadiumi ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2017 | 10:42

Korabi “abonohet” në “Elbasan Arena”, vendoset stadiumi ndaj Skënderbeut

Korabi nuk mund ta luajë në stadiumin e vet as ndeshjen me Skënderbeun.

Komisioni i Licencimit ka rrëzuar përsëri kërkesën e klubit dibran për ta licencuar stadiumin e Peshkopisë, në të cilin janë duke u kryer ende punime rikonstruksioni.

Sipas komisionit, stadiumi në fjalë nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve në Kategorinë Superiore.

Stadiumi Korabi 2017

“Komisioni i Licencimit pranë FSHF-së, i mbledhur mbrëmjen e djeshme, pasi mori në shqyrtim edhe kërkesën e KF Korabit për të licencuar stadiumin dhe për rrjedhojë zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit atje, duke nisur që nga kjo javë, vendosi mbrëmë që të mos pranoje këtë kërkesë për mosplotësim të kushteve nga ana e klubit, të detyrueshme për t’u kualifikuar si objekt i licencuar”, thuhet në një komunikatë zyrtare të FSHF-së të publikuar paraditen e sotme.

Në një njoftim të mëvonshëm, Federata konfirmoi se ndeshja mes Korabit dhe Skënderbeut do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

fshf korabi skenderbeu

Postimi i Federatës në Facebook

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"