Konkurencë “titanësh” për Halandin, 2 superfuqitë e futbollit nuk duan të humbasin talentin norvegjez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 20:37

Konkurencë “titanësh” për Halandin, 2 superfuqitë e futbollit nuk duan të humbasin talentin norvegjez

Mançester Junajtid nuk ka ndërmend të gabojë për herë të dytë ndaj sulmuesit të Borusia Dortmundit Erlind Haland.

haland

Sipas medias spanjolle “MARCA”, “Djajtë e Kuq” rivalizojnë në merkato Real Madridin pasi këta të fundit kanë mbetur të pakënaqur nga sulmuesit e tyreLuka Joviç dhe Mariano Diaz. Ndërkohë, që Mançester Junajtid kërkon të ndërtojë një skuadër cilësore për të ardhmen.

Reali është i gatshëm të sakrifikojë sulmuesin serb dhe atë domenikan për të marrë talentin norvegjez, i cili ka shënuar deri tani me Salzburgun dhe Borusia Dortmundin plot 40 gola këtë sezon.

Shifra e largimit të tij nga Vestfalia është mëse i përballueshëm për financat e Realit dhe Mançesterit, pasi klauzola e Halandit është 75 milionë euro.

Gjatë merkatos së dimrit, pritej që Haland t’i bashkohej Mançester Junajtid, por në momentin e fundit, ai zgjodhi të luante për Borusia Dortmundin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"