Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo zyrtarizon trajnerin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 11:49

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo zyrtarizon trajnerin italian

Konfirmohet lajmi i bërë publik nga “Panorama Sport”! Mauro Manzoni do të jetë trajneri i ri i Dinamos, i cili do të zëvendësojë, trajnerin Igli Allmuça të larguar.

Dinamo trajneri

Tekniku italian ka marrë ditën e djeshme drejtimin e 18 herë kampionëve të Shqipërisë, teksa së bashku me drejtuesit e rinj, do të kërkojnë të rikthejnë lavdinë klubit dinamovit.

Lajmi për emërimin e Manzonit është bërë publik nga vetë klubit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. “Panorama Sport” mëson se drejtor teknik i klubit kryeqytetas do të jetë Daniele Delisori. Një tjetër italian që do të kontribuojë për ringritjen e Dinamos.

PANORASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"