Kompanitë ruse paguan në stadium, ja shuma që përfiton Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2016 | 17:44

Kompanitë ruse paguan në stadium, ja shuma që përfiton Partizani

Partizani i ka parë hairin paraqitjes verore në Kupat e Europës. 910 mijë euro i siguruan të kuqtë nga prezantimi në Ligën e Europës dhe në dy turet paraeliminatore në Champions.

14102284_542671305927270_1027950185720076274_nPor, përveç kësaj, mbrëmë të kuqtë e kanë mbyllur me një tjetër bilanc pozitiv. Nga reklamat e vendosura nga kompanitë ruse në panelin publicitar të stadiumit “Elbasan Arena” mësohet se kryeqytetasit kanë përfituar rreth 30 mijë euro.

Falë menaxhimit të mirë, drejtuesit e Partizanit kanë arritur që këtë verë të mbushin arkat e klubit, duke krijuar një buxhet të shëndoshë për sezonin e ri.

Partizani mund të përfitonte nga reklamat në stadium edhe në ndeshjen e parë të Champions-it me Salzburgun të zhvilluar në “Elbasan Arena”, por kjo gjë ka dështuar për faj të një defekti që ka pasur paneli i reklamave në këtë takim.

Moti i keq para sfidës kishte nxjerrë jashtë funksionit panelin e reklamave elektronike të stadiumit të Elbasanit, kështu që Partizani nuk arriti të përfitonte nga ky rast, pasi ka pasur interesim nga kompani austriake që të reklamonin produktet e tyre në këtë takim.

Gjithsesi, aventura europiane e Partizanit në Ligën e Europës është mbyllur mbrëmë me një barazim 0-0, por edhe me një përfitim prej 30 mijë eurosh nga reklamimi i kompanive ruse në stadium.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"