Kombëtarja U21 në telashe, dëmtohen 3 futbollistë. Çekiçit nuk i japin vizën

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 31, 2017 | 15:38

Kombëtarja U21 në telashe, dëmtohen 3 futbollistë. Çekiçit nuk i japin vizën

Kombëtarja U21 do të përballet ditën e sotme ndaj Irlandës së Veriut në Blefast, në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian 2019.

Kombetarja U-21 stervitje

Lajme jo të mira vijnë nga infermieria e ekipit kombëtar Shpresa, pas një grumbullimi të nisur me dëmtime të Bytyqit dhe Seferi, dita e djeshme është pasuar edhe me dëmtimin e ish-mesfushorit të Partizanit Ylber Ramadani. Veç këtyre, trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion as pogradecarin Endri Çekiçi, i cili nuk arriti të mertë në kohë vizën britanike.

Kombetarja U-21

Nga ajo që është kuptuar nga seancat stërvitore, trajneri pritet të luajë me rreshtimin 3-4-1-2. Në këtë sfidë pritet të kemi një Shqipëri sulmuese por dhe shumë e kujdesshme.
FORMACIONI QË BUSHI DO TË HEDHË NË FUSHË

Selmani, Tafa, Toli, Maloku, Ceka, Doka, Ndoj, Krymi, Bare, Hebaj, Durmishaj.





www.minuta90.com