Kombëtarja U-17 shkëlqen sërish, triumfon edhe ndaj Ukrainës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 17:16

Kombëtarja U-17 shkëlqen sërish, triumfon edhe ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Elvin Beqirit, ka siguruar një tjetër fitore në turneun “Mercedes Benz Aegean Cup”, duke mposhtur Ukrainën me rezultatin 1-0. Ky ishte triumfi i dytë i kuqezinjve, teksa në ndeshjen e disa ditëve më parë, mposhtën Maqedoninë e Veriut, me të njëjtin rezultat 1-0.

Shqiperi-Ukraine-U-17

Në sfidën e sotme, hero u bë sulmuesi Neziri, i cili realizoi golin e fitores në minutën e parë të lojës. Pas golit të Nezirit skuadra ka vazhduar lojën sulmuese, duke kërkuar me ngulm edhe golin e dytë dhe të sigurisë, me ukrainasit që kanë vuajtur superioritetin në lojë të skuadrës së Beqirit.

Në ndryshim nga ndeshja e parë, skuadra ka pasur ndryshime të mëdha në formacion, duke i dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të provohen në këtë turne ku synohet të evidentohen elementët më të spikatur të datëlindjes 2004.

Kombetarja u17

Kuqezinjtë e Beqirit do e përmbyllë fazën në grupe të këtij turneu ditën e diel, datë 19 janar, me ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, e cila ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me kuqezinjtë, 6. Në datë 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e tretë dhe finalja e madhe për të shpallur fituesin e turneut.

u17

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Lenja; Pano; Miftari; Stafa; Kaçanolli; Deda; Bajraktari; Çela; Neziri; Çereni; Selimi. U aktivizuan: Halili, Kote, Tahiri; Musai; Blakqori; Jashari; Kraja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"