Kombëtarja U-17/ Kuqezinjtë e Bulkut përgatiten për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2022 | 16:57

Kombëtarja U-17/ Kuqezinjtë e Bulkut përgatiten për Europianin

Kombëtarja U-17 ka vijuar sipas programit seancat stërvitore të planifikuara për muajin gusht, teksa e radhës është zhvilluara këtë mesjavë.

bulku

Nën urdhrat e trajnerit Ervin Bulku janë vënë thuajse të gjithë lojtarët që përbëjnë ekipin e kësaj grup-moshe. Në këtë seancë të radhës kanë marrë pjesë edhe disa elementë që aktivizohen jashtë vendit, por kanë munguar edhe disa lojtarë të cilët po testohen me klube të huaja.

Sidoqoftë, stafi i Kombëtares ka vijuar punën për sjellë në gjendje optimale grupin në kuadër të miqësoreve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe eliminatoret e Kampionatit Europian U-17, ku në grup do të jenë me Kroacinë, Uellsin dhe Suedinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"