“Kombëtarja italiane ende në krizë, në derbi tifo për… Milanin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 11:25

“Kombëtarja italiane ende në krizë, në derbi tifo për… Milanin”

Bonuçi, 48 orë nga sfida (pra, dje), e ka cilësuar përballjen me Poloninë “shumë të rëndësishme, për t’u fituar. Për jetë a vdekje? Jemi në një situatë të ndërlikuar… Mua Liga e Kombeve më pëlqen, nuk jam dakord me Klopin. Është një turne që të lejon të luash për tri pikë, ndaj të jep stimuj të rëndësishëm”.

Leo ka folur si lider: “Humbja apo edhe thjesht barazimi më xhindos. Të mërkurën (kundër Ukrainës) luajtëm bukur, por u treguam pak cinikë. Kemi bërë, megjithatë, hapa përpara. Dhe mendoj se trajneri do propozojë sërish skemën me tre sulmues të lëvizshëm”. Në nivel individualitetesh, Bonuçi nuk i kursen elozhet për Bernardeskin e Barelën: “Federikon e lashë thjesht një djalosh, e gjeta një burrë që do jetë për shumë vite pjesë e Juves dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares. Barela është një lider edhe pse në moshë të vogël, te Kaljari tërheq i vetëm një skuadër të tërë…”.

italia bonuci

POLITIKU LEO — Përflitet për një Itali në “vitin zero”, por “në pikën zero ndodheshim një vit më parë, – ka vijuar Bonuçi, – dhe nga atëherë nuk ka ndryshuar asgjë. Madje, situata duket të jetë përkeqësuar. Shpresoj që me zgjedhjen e presidentit të ri të federatës të shihen përmirësime”.

CR7 DHE DERBI — Çështja Ronaldo: “Gjatë javës e pashë të qetë. Dhe nuk më takon mua të gjykoj e komentoj ndodhi të tilla personale. Flas për të si lojtar dhe them që për ne (Juven) është një vlerë e shtuar, si në fushë po ashtu edhe jashtë. Të shohësh pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’ që stërvitet me energjinë e dikujt që kërkon skenat e para është stimuluese dhe ekzaltuese. Rikthimi te Juventusi? Më ka pushtuar një ndjesi e bukur. Derbi? Shpresoj të jetë një ndeshje e madhe, jam ‘ish’ i të dyjave, por zgjedh kuqezinjtë: atje kam lënë miq të vërtetë dhe një trajner të madh”.

VENTURA — Në përfundim një dedikim për Venturën: “Jam i lumtur që është rikthyer të stërvitë, mund vetëm ta falënderoj: me të linda si futbollist, te Bari. E masakruan pas Suedisë, por fajet duheshin ndarë. Megjithatë nuk e kuptoj çfarë i referohet kur thotë se u delegjitimua pas Spanjë-Itali. Ne i kemi qëndruar gjithmonë në gatishmëri: përpara, gjatë dhe pas Spanjë-Itali”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"