Koliçi tek Dinamo? Gardiani pogradecar: Jam në Gjermani, ja si qëndron e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2019 | 14:20

Koliçi tek Dinamo? Gardiani pogradecar: Jam në Gjermani, ja si qëndron e vërteta

Enea Koliçi nuk do të jetë më portier i Flamurtarit dhe kjo nuk mund të vihej në diskutim për vetë situatën që po kalon klubi vlonjat.

enea kolici

Megjithatë, për “gardianin” nga Pogradeci ka interesime nga Kategoria Superiore. Skënderbeu, Kukësi dhe së fundmi Dinamo (pas bluve fshihet skenari i klubit korçar), janë ekipe që po interesohen. Në fakt, Dinamo është në lojë për elitën e futbollit shqiptar nëse rrëzohet Skënderbeu.

Së fundmi, emri i tij ka qarkulluar në lidhje me një kontratë të firmosur, madje flitet se portieri ka rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare me klubin korçar, nga e cila do të përfitojë 70 mijë euro në total. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Koliçi tha se gjendet në Gjermani dhe se nuk ka firmosur asnjë kontratë, por në të njëjtën kohë rikonfirmoi dëshirën për të qëndruar në Superiore.

“Nuk kam firmosur asnjë kontratë. Unë për momentin jam në Gjermani te vëllai im. Ka disa interesime nga kampionati shqiptar. Do të vendos në vijim. Me shumë mundësi, do të mbetem në Superiore”, deklaroi Koliçi. Portieri pogradecar flet edhe për Flamurtarin, ndërsa thotë se është në pritje të zgjidhjes së situatës. “Jam në pritje dhe shpresoj që situata të zgjidhet dhe të marr pagat që më takojnë. Nuk kam ndërmarrë asnjë hap ligjor, pasi nuk dua ta dëmtoj klubin”, përfundon Koliçi.

E.Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"