Kolela: Me Partizanin u ndava pa inate, Arabia s’më pëlqen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2023 | 12:36

Kolela: Me Partizanin u ndava pa inate, Arabia s’më pëlqen

Xhovani Kolela, ish-trajneri i Partizanit në sezonin e shkuar, kur edhe u shpall kampion, ka folur së fundmi për “CalcioMercato”, ku ka treguar se me Partizanin është ndarë në paqe, teksa tregon se për momentin nuk ka asnjë opsion konkret për të ardhmen e tij.

kolela

Nuk mungon as një opinion mbi ligën arabe dhe kampionatin amerikan, MLS.

PARTIZANI – “Dua t’i falënderoj përsëri të gjithë te Partizani, u ndamë pa asnjë lloj inati apo problemi, mbetemi në marrëdhënie të shkëlqyera dhe i uroj më të mirat për të ardhmen! Unë do t’i kthehem studimit, por mbi të gjitha edhe vazhdimit”.

E ARDHMJA – “Kam pasur disa kontakte, por asgjë të mbyllur. Unë po pres për projektin e duhur. Për momentin po qëndroj i fokusuar mbi vijimin e karrierës sime në Europë. Jam në kontakt me disa kolegë”.

ARABIA SAUDITE – “Nuk ia mbyll derën asnjë projekti, por kam frikë se mos është diçka aq afatgjatë, sa një flluskë sapuni. Unë e kuptoj që lojtarët në moshë të madhe ose ata që kanë pasur shumë dëmtime mund të shkojnë, sepse kanë përfitime të mëdha, por nuk mendoj se duhet të shkojnë lojtarët që janë në kulmin e karrierës së tyre”.

MLS APO LIGA ARABE? – “Nuk jam dakord që liga arabe është më e mirë se MLS. Mendoj se MLS ofron një kampionat më të fortë dhe mbi të gjitha është shumë më e strukturuar dhe me një projekt më të gjerë. Jo më kot investuan për të marrë Lionel Mesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"