Klubi i madh i Premier Ligës pas tij, Inter cakton çmimin për yllin e mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 14:23

Klubi i madh i Premier Ligës pas tij, Inter cakton çmimin për yllin e mbrojtjes

Pasi e blinduan në merkaton verore, Interi hap mundësinë e largimit të Milan Skriniarit.

SKRINIAR

Siç raporton prestigjiozja britanike “The Sun”, zikaltërit janë duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së gjigandit slovak tek Totenhemi i Zhoze Murinjos.

Çmimi i fiksuar nga klubi milanez është rreth 50 milionë euro, i cili këtë sezon për arsye të infektimit me koronavirus, është aktivizuar në 7 prezenca duke luajtur 554 minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"