Klop pas turpërimit në “Anfield” nga Atalanta: Nuk ishim askund, e merituan! Nuk do e rishikoj këtë ndeshje deri të hënën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 23:38

Klop pas turpërimit në “Anfield” nga Atalanta: Nuk ishim askund, e merituan! Nuk do e rishikoj këtë ndeshje deri të hënën

Humbja 3-0 përballë Atalantës në Angli djeg shumë te Liverpuli, i cili shihej si favoriti kryesor për të fituar Ligën e Europës e tashmë duhet të bëjë një përmbysje të madhe në Itali pas një jave. Por trajneri Jurgen Klop, ka pranuar se skuadra italiane kishte bërë gjithçka më mirë se ekipi i tij, ndaj e kishte merituar plotësisht fitoren.

klop salah

“Nuk kam asgjë pozitive për të thënë. Nuk më pëlqeu pozicionimi ynë taktik në mbajtjen e topit. Ishim të shpërndarë kudo, që do të thotë që nuk ishim askund. Nuk kishte presing. Ishte një ndeshje e keqe, Atalanta e meritoi të fitonte.

A mund të fitojmë në Bergamo? Po, nëse luajmë mirë. A mund të fitojmë 3-0? Nuk e di, Ndjehemi keq, duhet të ndjehemi keq kur nuk luajmë mirë.

Ne duhet të tregojmë një reagim të dielën në kampionat. Nuk do ta rishikoj këtë ndeshje deri të hënën”, tha Klop pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"