“Klasikja” Vllaznia-Tirana, zbulohen gjyqtarët që vendosin drejtësi në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 8:30

“Klasikja” Vllaznia-Tirana, zbulohen gjyqtarët që vendosin drejtësi në Shkodër

Kryendeshja e javës së 21-të mes Vllaznisë dhe Tiranës, që do të luhet sot në orën 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, nuk do të gjykohet nga një arbitër me stemën e FIFA-s.

laver alla (1)

“Panorama Sport” mëson se sektori i gjykimit në FSHF i ka besuar lushnjarit Laver Alla në këtë takim.

Ai do të jetë arbitër kryesor, ndërsa asistentë të tij Denis Rexha i kolegjiumit të Tiranës dhe Edlir Malo nga Lushnja. Ndërsa si arbitër i katërt do të jetë Blerim Ziri nga Fushë-Kruja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"