“Kishim kampionatin në dorë”, Duro ndjen keqardhje: 2 pikëshi i humbur me Skënderbeun ishte i pafalshëm, java e fundit s’do të ketë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2021 | 19:53

“Kishim kampionatin në dorë”, Duro ndjen keqardhje: 2 pikëshi i humbur me Skënderbeun ishte i pafalshëm, java e fundit s’do të ketë…

Trajneri i Laçit, ndjeu keqardhje pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Teutës, pas një fitore në këtë përballje do t’i afronte ndjeshëm me titullin kampion. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

bandicam 2021-05-21 19-44-12-307

“E kam thënë në intervistën mbas ndeshjes me Tiranën, që do ketë surpriza javën e fundit. Deri në momentet e fundit, mund të ishim ne kampionë. Vllaznia është surpriza e kampionatit. U gëzuam që arritëm objektivin, si erdhi puna, kishim kampionatin në dorë, 2 pikëshi  i humbur me Korçën është i pafalshëm. Futbolli i tillë është. Për Laçin mund të ishte një titull që nuk do të harrohej asnjëherë.

Falenderova skaudrën për këtë super kampionat që kanë bërë këtë sezon për këtë supersakrificë. Skuadra jonë ka marrë pikë me djersë dhe sakrificë.

Ne jemi në Shqipëri dhe i marrim vesh gjërat. Ka skuadra që stërviten në një terren. Prandaj jam krenar me skuadrën, se ka bërë një kampionat të pastër dhe çdo gjë e kanë marrë me djersë dhe sakrificë. Kemi bërë 10 ndeshje për 3 javë. Kemi pasur probleme, kemi pasur ngarkesë të jashtëzakonshme. 3 mesfushorë mos ndërrohen asnjëherë dhe të përballojnë 10 ndeshje, është një ngarkesë e jashtëzakonshme.

Me këtë kontigjen e kemi përballuar këtë kampionat, kemi lënë mbrapa disa skuadra që kanë shpenzuar shumë dhe nuk janë fare në Kupat e Europës. Goditja psikologjike sot na ngarkoi. Nëse Harmoni do të shënonte ishim ne kampionë sot, ka pishmane, por ky është futbolli. Java e fundit them që s’do ketë surpriza. Në qoftë se ne fitonim sot ishim kampion.

Ky është një kampionat që do të mbahet mend te Laçi. E kam marrë -9 pikë nga Vllaznia dhe isha pretendent për kampion deri më sot. Arritëm objektivat. Në këtë kampionat mund të dilje kampion, por edhe jashtë Europës, si Tirana dhe Kukësi me super investime. Bashkëpunimi ka qenë pozitiv këtë sezon.

Kemi pikëpamje të njëjta me presidentin për strategjinë. Kam dëshirë të vazhdoj. Por duhet të jetë një kombinacion i përbashkët mes presidentit dhe trajnerit. Nuabueze ishte një arsye, mungesa e tij, ndikoi. Kemi probleme me shënimin e golave, u pa dhe sot”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"