“Kisha dalë me shokët kur më mori Spanja”, talenti i Barcelonës: Nuk e prisja këtë grumbullim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 11:33

“Kisha dalë me shokët kur më mori Spanja”, talenti i Barcelonës: Nuk e prisja këtë grumbullim…

Ansu Fati është njeriu i momentit në Spanjë. Në moshën 16-vjeçare i ka mahnitur të gjithë me performancat e tij me fanellën e Barcelonës dhe siguroi një ftesë nga kombëtarja e Spanjës U-21.

fati

Ai falënderon federatën për sforcon që bëri dhe thotë se prej kohësh donte të ishte pjesë e Spanjës. “Është një nder dhe krenari e madhe për mua që të vesh këtë fanellë.

ansu fatii

Unë kisha dalë me shokët e mi kur më telefonon babai dhe më thotë: ‘E ke parë çfarë ka ndodhur? Të kërkon Spanja’. Nuk e prisja këtë grumbullim, por i braktisa shokët me mirëkuptim dhe u nisa menjëherë në Madrid për t’u pajisur me dokumentet. Jam shumë i kënaqur me veten time dhe duhet të vazhdoj të punoj maksimalisht”, thotë Fati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"