“Këto janë 3 ‘blerjet’ e Partizanit”, Duro: Vllazninë e goditëm tek…Imeri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 23:15

“Këto janë 3 ‘blerjet’ e Partizanit”, Duro: Vllazninë e goditëm tek…Imeri

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro zbuloi një tjetër detaj nga strategjia e fitores së kurbinasve kundër Vllaznisë 1-2 ditën e premte. Në “Sport News Plus” në “News 24”, ai konsideroi se 3 ‘blerjet’ e vërteta të Partizanit janë: Esat Mala, Jasir Asani dhe Eraldo Çinari, futbollistë të rikthyer në skuadër.
durooooo

“Sigurisht që Laçi ishte pretendent në fillim të sezonit me Tiranën, Teutën, Kukësin dhe Partizanin, duke patur parasysh që ruajti grupin dhe pati dy përforicme. Pjesa e parë e sezonit nuk ishte e mirë për Laçin, la pikë dhe mbeti prapa edhe për çështje fati. Kur e mora ishte shumë mbrapa. Kemi rikuperuar pikë, por duhet të vazhdojmë me ecurinë e mëtejshme për objektivat. Mbetet për t’u parë si do të jenë situata në vazhdim.

Patjetër janë ata (Vllaznia) për tu mundur se janë në krye të kampionatit.

U morëm me markimin një me një me Imerin duke përdorur Deliun. Imeri është një lojtar interesant sepse vepron mirë në pjesën që lidh mesfushën dhe sulmin. Imeri te Vlaznia është meritë e trajnerit që e ka vendosur mes dy linjave. E kam patur ish-futbollist te Shkëndija.

Partizani është llogaritur për kampion, pavarësisht bllokimit të merkatos. U kthye Asani,  kthye Mala u kthye, Çinari po. Këto janë ‘blerjet’ e Partizanit. Ju them se para mbrojtësave Bitrit, Hakajt, Idrizajt dhe Belicës s’do luajë asnjë tjetër”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"