Kërkohet zëvendësues për Silvën, PSG gati të përballet me Liverpulin për mbrojtësin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 17:22

Kërkohet zëvendësues për Silvën, PSG gati të përballet me Liverpulin për mbrojtësin e Serisë A

PSG-ja do të përqendrohet te mbrojtësi i Napolit, Kalidou Kolibali në merkaton e verës, duke qenë se e shohin si profilin e duhur për të zëvendësuar Tiago Silvën.

kolibali

Mirëpo, mbrojtësi gjigand i Napolit është dhe objektiv i skuadrave të tjera Europiane, ndër të cilat Livepuli që dëshiron të formojë një super dyshe me Virgil van Dijk.

Është “L’equipe” ajo që raporton se Leonardo synon të përforcojë skuadrën me katër lojtarë, një ndër të cilët është 28 vjeçari senegalez dhe për të cilin kampionët e Francës janë më favoritë në merkaton e verës.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që PSG-ja kryen një marrëveshje me De Laurentis, sepse më parë ata kanë blerë nga Napoli Kavanin apo Lavezin.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"