Kërcënime dhe shumë zhurmë, te Kukësi u dyfishuan kontratat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 13:19

Kërcënime dhe shumë zhurmë, te Kukësi u dyfishuan kontratat

Kjo merkato vere ka qenë shumë inten sive për klubin e Kukësit, drejtuesit e të cilit, që pas përfundimit të sezonit, bënë shumë ndryshime në ekip sa i përket futbollistëve, por dhe stafit.

kukesi

Përveç lojtarëve që u larguan pa shumë bujë nga Kukësi si Lushtaku, Pashaj, Greca, pati dhe nga ata që i “hapën luftë” klubit ose quajtur ndryshe si lojtarët “rebelë” që klubi donte t’i mbante me çdo kusht dhe për shumicën e tyre ia arriti. E kundërta ndodhi me futbollistë me shumë peshë që u lanë të lirë si Pejiç dhe Karioka, të cilët nuk ishin më në planet e skuadrës.

KONTRATAT NË FSHF

Pas përfundimit të ndeshjes së dytë me Sherif Tiraspolin, drejtues të klubit depozituan në FSHF kontrata të reja për Allën, Koliçin, Lenën dhe Eminin, të cilat lidhnin lojtarët dhe për një sezon me klubin verilindor.

Emini - Pejic - Dvornekovic

Po, lojtarët në fjalë nuk i pranonin kurrsesi dhe të gjithë kërkuan largimin me kompromis, por klubi nuk i lejoi në mënyrë absolute, duke iu përmendur që të gjithë janë nën kontratë. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Federata Shqiptare e Futbollit në momentin që përfaqësuesit e futbollistëve janë interesuar në lidhje me kontratat.

ANKIMIMET

Të gjendur në pozicion “humbës”, futbollistët kërcënuan se do të dërgonin klubin në gjyq, por jo në FSHF, por në FIFA, pasi të katërt lojtarët kanë të drejtë për të hapin gjyq në institucionin më të lartë të futbollit botëror sepse disponojnë pasaporta të huaja përveç atyre shqiptare. Alla dhe Koliçi kanë pasaporta greke, ndërsa Emini dhe Lena maqedononase.

lena dhe emini

OFERTA TË MAJME

Dëshira për t’i mbajtur në ekip dhe frika e kërcënimeve për gjyq, bëri që lojtarët të përfitonin dhe përfitojnë të paktën dyfishim rroge, pa harruar dhe formën e tyre mjaft të mirë e trofetë e fituar me Kukësin. Kështu Koliçi ka përfituar një kontratë pak më tepër se dyfish, pasi nga 2500 euro plus bonuse që përfitonte gardiani në dy vitet e kaluara, me kontratën e re përfiton rreth 6 mijë euro në muaj.

Kolici

Koliçi ka firmosur një kontratë prej 55 mijë eurosh në sezon, plot 30 mijë euro më tepër. Pogradecari ka firmosur një kontratë pa detyrim qëndrimi nëse klubi nuk shkon më fazën e grupeve në Kupat e Europës. Pra, nëse klubi kalon në fazën e grupeve, ai qëndron automatikisht, nëse jo, është i lirë të zgjedhë vetë do të qëndrojë ose jo me pagën aktuale që ka.

ALBI ALLA

Mbrojtësi Alla është larguar nga Kukësi që pas festimit të titullit kampion, ku nuk pranoi të luante as në ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Kampionëve. Qëllimi ishte i qartë, përfitimi i një kontratë më të mirë në një ekip tjetër. Alla zgjodhi Larisën, klub që u prezantua dhe aktualisht vijon stërvitjen.

Albi Alla Kukesi

Por, largimi i tij cënoi klubin e Kukësit, i cili e hodhi menjëherë në gjyq në FSHF, e kërkoi 500 mijë euro dëmshpërblim, ashtu dhe siç citohet në kontratën e tij. Përtej largimit fizik, në klub pretendojnë se kanë edhe një vit kontratë dhe në të tilla kushte Larisa nuk e federon dot.

Te Kukësi e duan sërish në ekip 24-vjeçarin, por është ky që nuk kthehet nëse palët nuk bien dakord për kushte të reja. Ose kushte të reja, ose çështja shkon në FIFA dhe gjykohet për braktisjen e klubit nga Alla të takimeve të Kupave të Europës dhe kontratën e re që ka depozitar klubi.

Nëse çështja shkon në FIFA mbas gjykimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi në takimin e parë në dhomën e zgjidhjeve të konflikteve nuk u bë pajtimi, të dyja palët janë të rrezikuara. Kështu që palët po negociojnë për kontratën e re. Në mes është dhe trajneri Milinkoviç që e do patjetër mbrojtësin ta ketë në ekip, pasi së bashku me Shametin do blindonin repartin e prapavijës.

Albi Alla Kukesi stervitje

Një detaj tjetër është se Allës i kanë kërkuar dhe shokët e ekipit që ai të kthehet, Rrumbullaku, Koliçi, Shameti, Hallaçi e të tjerë me radhë e kanë ftuar që të jenë si më parë në ekip dhe të mbrojnë titullin.

Duke parë të gjithë këta elementë, Alla, me shumë gjasa, kthehet te Kukë- si para se ekipi të nisë fazën përgatitore në Ohër me datë 15 gusht. Pa harruar gjënë më të rëndësishme, Alla po negocion me presidentin Gjici dhe kontrata do jetë e njëjtë si e Kolicit.

55 mijë euro më sezon, pa klauzola shtrënguese, kushti i vetëm është që nëse klubi kalon në grupe lojtari qëndron automatikisht, nëse eliminohet nga Kupat e Europës pa shkuar në grupe, lojtari është i lirë të zgjedhë të qëndrojë me kushte të njëjta financiare apo të largohet.

Alla përfitonte 2500 euro në muaj te Kukësi sezonin që sapo lamë pas, tashmë do përfitojë të paktën dyfishin e rrogës nëse gjithçka do shkojë sipas planit të palëve, plot 30 mijë euro më tepër.

IZAIR EMINI

Emini ka kërkuar lejen e kalimit nga klubi i Kukësit, por deri tani zyrtarët e klubit kanë refuzuar t’ia japin. Emini ka diskutuar me presidentin Gjici edhe më parë kur i ka kërkuar të largohet, por numri një i klubit i ka theksuar se është në kontratë dhe duhet ta zbatojë atë.

Emini Kukesi gol

Presidenti Gjici i ka ofruar kushte më të mira financiare sulmuesit, por ky i fundit nuk pranoi për shkak se së pari ka probleme familjare dhe nuk qëndron më në Shqipëri, e nëse do të qëndronte, zgjedhja e parë ishte Kukësi. Emini do e vazhdojë karrierën te Shkëndija e Tetovës, ku dhe zhvillon stërvitjen me të.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kthyer përgjigje negative përfaqësuesit ligjor të lojtarit, duke i thënë se kontrata e depozituar prej klubit është e rregullt e se lojtari është nën kontratë me klubin verilindor, ndërsa zyra juridike që mbron lojtarin është duke kryer procedurat për ta çuar çështjen në FIFA ku e paditur do jetë dhe FSHF përveç klubit.

Kukesi, rebelet

Por, palët janë në bisedime për ta mbyllur çështjen ndërmjet tyre pa shkuar në gjyq në FIFA. Nuk dihet se si, por me shumë gjasa palët do bien dakord që Emini të jetë i lirë dhe të vijojë aventurën me ish-klubin e tij Shkëndijën si normalisht.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"