“Kemi certifikatën”, Nurishmi sqaron situatën: Ja si u regjistrua sulmuesi Nuabueze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 14:53

“Kemi certifikatën”, Nurishmi sqaron situatën: Ja si u regjistrua sulmuesi Nuabueze

Sinjalizimet e mediave sllovene janë alarmi më i fortë për gjendjen e një futbollisti, i cili momentalisht po dikton tabelën e golashënuesve. Paralajmërimi i “Panorama Sport”, krahas reagimit të klubit, gjeti edhe një përgjigje nga vetë institucioni i futbollit.

nUABUEZE

Në rrugë zyrtare, FSHF me anë të Sektorit të Garave, qartëson edhe regjistrimin e Nuabuezes në kampionatin tonë. “Laçi, ashtu si çdo skuadër tjetër ka sjellë në institucionin tonë dosjen me informacionet e secilit futbollist. Edhe për lojtarin në fjalë, ne kemi në dosje të përfshirë të gjithë dokumentacionin e kërkuar”, ishte përgjigjja fillestare.

lysien-nurishmi-470x338

Më tej, shefi i Sektorit të Garave ka sqaruar edhe garancinë që ka marrë institucioni i futbollit mbi situatën shëndetësore të lojtarit me pasaportë amerikane.

“Është e pamundur ligjërisht që institucioni ynë të japë të dhënat e tij personale. Por, garancia jonë për regjistrimin e tij, ashtu si edhe për çdo futbollist tjetër, është certifikata mjekësore me firmën dhe vulën e mjekut”, ka saktësuar Lysien Nurishmi, shefi i Sektorit të Garave në FSHF për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"