Kelmendi fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2014 | 9:36

Kelmendi fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

Kelmendi_767637_thumb_largeMajlinda Kelmendi po vazhdon t’i sjellë medalje Kosovës. Xhudistja ka fituar medaljen e artë në turneun prestigjioz “Grand Slam” që po mbahet në Abu Dhabi, garë kualifikuese e Lojërave Olimpike “Rio 2016”. Në finalen e peshës -52 kg, pejania ka mposhtur xhudisten e kombëtares rumune Andreea Kitu. Kelmendi kualifikohet me short në raundin e dytë për t’u përballur me kanadezen Ekaterina Guisia. Premiera në “Grand Slam”-in është e suksesshme. Më pas, xhudistja Kelmendi, e cila përfaqësohet me flamurin e shtetit të Kosovës, fiton në duelin me italianen Odete Xhufrida. Në fazën gjysmëfinale, Kelmendi është e pathyeshme edhe përballë rivales franceze, Anabel Eurani, fitore e cila e katapulton në finalen e madhe. Siç e nisi, edhe mbyllja ka qenë spektakolare për Kelmendin, e cila përveçse nderohet me medaljen e artë të “Grand Prix”-it grumbullon edhe 500 pikë olimpike. Ndërkohë, triumfi i Kelmendit bëri jehonë edhe në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Xhudos. Në shkrimin e saj thuhej: “Edhe një herë tjetër 23-vjeçarja nga Kosova fiton një trofe të madh. E kush do të jetë në gjendje tashmë ta ndalë?”. Pas kurorëzimit kampion, trajneri i 23- vjeçares, Driton Kuka, postoi në “Facebook”: “Majlinda e artë, 500 pikë për Lojërat Olimpike. Nora mposhti rusen pastaj humbi. Fitoi 60 pikë për ‘Rio 2016′”. Sakaq, në peshën -57 kg, përfaqësuesja tjetër e Kosovës, Nora Gjakova, nuk arriti do të hynte në zonën e medaljes. Pas suksesit në debutim me Tatiana Kazenuk, në raundin e dytë u eliminua nga kanadezja Katerina Pinard. Medaliste e artë në këtë peshë u shpall xhudistja nga Portugalia, Telma Monteiro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"