Katër orë takim dhe firmë, Sefa-Duro vendosin “piketat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 21:50

Katër orë takim dhe firmë, Sefa-Duro vendosin “piketat”

Lushnja zgjodhi trajnerin e ri të dielën, por formalitetet janë kryer vetëm dje. Klodian Duro është paraqitur në bashki dhe ka takuar Eriselda Sefën. Kanë qëndruar gati 4 orë për të shkuar drejt firmës. Sigurisht që zgjatja nuk ka ardhur për shkak të nënshkrimit, por pasi janë vendosur “piketat” për sezonin 2022-2023. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe sekretari i klubit, Mario Sula.

14930679569723140031

Marrëveshja është sezonale dhe tekniku i ri do të ketë dorë të lirë në ndërtimin e ekipit, që objektiv ka vetëm një: ngjitjen në elitë. U bënë 5 vite që verdhejeshilët i mungojnë Superiores, ndaj pritet që të ketë një lloj reforme në organikë. Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e lojtarëve që mbyllën kampionatin të qëndrojnë, por në të njëjtën kohë përforcimet janë të pashmangshme. E megjithatë, asgjë nuk dihet konkretisht.

Pasi Klodian Duro të jetë njohur me ambientin dhe krijojë stafin e tij ndihmës, do të fillojë të përzgjedhë futbollistët që do të ketë nën urdhra. Kampionati pritet që të jetë vërtet i fortë, por në Lushnjë besojnë se do t’ia dalin. Ndërkohë, javën e ardhme do të nisë puna në stadiumin “Roza Haxhiu”. Do të jetë një rikonstruksion i plotë i fushës, ku do të vendoset një tapet e ri. Pas një ndërprerjeje disajavore, do të rinisin punimet edhe në fushat përreth impiantit.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"