Kategoria Superiore U-17, rezultatet e javës së gjashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2016 | 20:27

Kategoria Superiore U-17, rezultatet e javës së gjashtë

Vllaznia gjunjëzon edhe Tiranën

Kryendeshja e javës së gjashtë mes Tiranës dhe Vllaznisë u ka buzëqeshur shkodranëve kryesues, të cilët kanë fituar minimalisht 0-1. Takimi i zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili” është vendosur nga një gol i Tomës në minutën e 39-të. Loja ka qenë shumë e luftuar, me shkodranët që ishin më kërkues. Paratërinjtë e Tiranës kanë qarkulluar mirë topin, por nuk janë treguar të saktë para portës.

Vllaznia U-17

Nga ana tjetër, miqtë kanë shfrytëzuar mundësinë e krijuar në fundin e pjesës së parë dhe kanë kaluar në avantazh. Në 40 minutat e dyta loja është ekuilibruar, me bardheblutë që synonin me çdo kusht barazimin. Megjithatë, shkodranët e drejtuar nga Haris Lika kanë arritur ta menaxhojnë më së miri lojën, duke ruajtur të paprekur portën. Në fakt rastet nuk kanë munguar në portat respektive, por gjithçka është mbyllur me fitoren e merituar të kuqebluve.

Pas kësaj humbjeje, skuadra e Sulejman Memës mbetet pesë pikë larg kryesuesve. Javën e ardhshme Vllaznia pret Akademinë, ndërsa Tirana luan në Laç.

Abdulla Dushku

Tirana-Vllaznia

Shkëndija nuk fal

Shkëndija e Luan Pinarit nuk di të ndalet, teksa këtë herë viktima e radhës është Laçi. Fillimi ka qenë i barabartë, por me Shkëndijën që ka epërsi të lehtë dhe regjistron dy raste për shënim. Goli vjen vetëm në pjesën e dytë, kur Leci realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa në minutën e 61-të, Dylgjeri shënon golin e dytë.

Abdulla Dushku

Shkendija-Laci

Zhgënjen Partizani

Internacionali ka gjunjëzuar Partizanin, duke arritur një fitore të merituar. Ka qenë një ndeshje e bukur, veçanërisht në pjesën e dytë, ku skuadra e Armand Damos ka shfrytë- zuar rastet për shënim. Fillimisht ishte Haxhillari që kaloi në avantazh Internacionalin, ndërsa më pas Llalla dyfishoi shifrat, duke mos i lënë asnjë shpresë Partizanit.

Abdulla Dushku

Partizani-Internacional

Porto mund Olimpikun

Takimi mes Portos dhe Olimpikut u mbyll me fitoren e vendasve 2-1. Goli i parë u shënua nga Ndreca në minutën e 32-të. Në pjesën e dytë Djala realizoi golin e qetësisë. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe Porto po përgatitej të festonte fitoren, miqtë arritën që ta shkurtonin rezultatin 2-1 pas golit të Totrakut në minutën e 75-të.

Preng Gjikola

Porto-Olimpiku

Akademia mposht Kukësin

Akademia e futbollit për paratërinj ka fituar bindshëm ndaj Kukësit. Miqtë kanë rezistuar deri në minutën e 24-t, kur kapiteni Tuci kaloi në avantazh skuadrën e Ardit Bozos. Në pjesën e dytë është Daja që dyfishon shifrat, ndërsa Kukësi bën pak për të rihapur ndeshjen. Në minutën e 68-të Hoxha vulos triumfin e Akademisë me shifrat 3-0.

Akademia-Kukesi

Abdulla Dushku

U-17 renditja

Shkëlqen Skënderbeu

Skënderbeu ka mposhtur Besën me shifrat 3- 0, në një ndeshje ku ka dominuar totalisht. Që në minutën e 14-të është Demollari që shënon pas një krosimi të ardhur nga krahu i djathtë. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa në të dytën protagonist u bë Cenolli, i cili realizoi dy herë. Besa shpërdoroi një 11-metërsh me autor sulmuesin Geri.

Llazi Saro

Skenderbeu-Besa

Flamurtari, i pandalshëm

Lushnja-Flamurtari u zhvillua në Vlorë pas akordit mes ekipeve për të ndërruar ndeshjet, duke qenë se lushnjarët nuk kishin asnjë terren të gatshëm për të zhvilluar si pritës takimin. Vlonjatët kryesues fituan pa vështirësi. Sinaj dhe Muçollari shënuan në pjesën e parë, ndërsa Bano shkurtoi shifrat në 1-2. Merkaj realizoi golin e tretë kuqezi.

Kastriot Brahimaj

Lushnja-Flamurtari

Goleadë e AF Dinamos

AF Dinamo ka shkëlqyer ndaj Elbasanit, duke fituar 5-0. Blutë e nisën në mënyrën më të mirë lojën, duke shënuar dy gola për shtatë minuta me të njëjtin autor, Tomas Koxhaj. Elbasani u mundua të reagonte, por në fundin e pjesës së parë AF Dinamo mbylli llogaritë me golin e tretë të Ernest Muçit. Më pas realizuan edhe Albi Ilnica e Andon Koca.

Abdulla Dushku

AF Dinamo-Elbasani

Përmbysje e Pogradecit

Pogradeci triumfoi me përmbysje ndaj Dinamos. Ishin miqtë të parët që kaluan në avantazh me një gol shumë të Lamit. Më pas Yzellari barazon shifrat në minutën e 20-të. Pa u mbyllur pjesa e parë, është Maxhari që realizon për liqenorët e vegjël. Pjesa e dytë ka qenë e ekuilibruar, me vendësit që ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe nuk pësuan.

Pëllumb Starova

Pogradeci-Dinamo

Derbi nuk ka fitues

Derbi i Durrësit mes Shkëndijës dhe Teutës nuk ka prodhuar fitues. Në 80 minutat e luajtura të shtunën, skuadrat kanë ndarë nga një pikë. Pas një pjese të parë të luftuar, por pa gola, ekipet shpërthyen në 40 minutat e dyta. Fillimisht ishte Duda që shënoi për Shkëndijën, por në minutën e 69-të ishte Shtama për Teutën që vendosi baraspeshën.

Shkendija-Teuta

Jeton Rexhmati

U-17 Grupi B

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"