Kategoria Superiore rikthehet të dielën, ja përballjet që rezervon java e gjashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 21:14

Kategoria Superiore rikthehet të dielën, ja përballjet që rezervon java e gjashtë

Kalendari i ngjeshur do të rikthejë në fushë Kategorinë Superiorë, vetëm 3 ditë pas ndeshjeve të sotme. Takimet e javës së 6 janë të ndara në dy ditë. Skuadra e Skënderbeut do të zbresë në fushë ditën e dielë në orën 17:00 në përballjen ndaj Lushnjës në Korçë. Kujtojmë të enjten e 19 tetorit, bardhekuqtë do të ndeshen me Partizanin e Beogradit në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për Ligën e Europës.

Kategoria Superiore

4 sfidat e tjera janë përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për tu zhvilluar ditën e hënë. Kukësi do të presë Teutën në “Zeqir Hymeri” në orën 14:00, ndërsa po në të njejtën orë do të zhvillohen edhe dy përballjet e tjera, ajo mes Laçit dhe Flamurtarit si dhe Kamza-Vllaznia. Java e 6-t do të mbyllet me sfidën Partizani-Luftëtari, e cila do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Java e 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"