Kategoria e Parë U-17 dhe U-19 / Shkëndija s’fal, ndalet Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2016 | 19:42

Kategoria e Parë U-17 dhe U-19 / Shkëndija s’fal, ndalet Luftëtari

U-17, Grupi A

Bind skuadra e shkollës “Loro Boriçi”

Shkëndija B. e Tiranës triumfon ndaj Burrelit dhe ngjitet në vendin e katërt, duke lënë pas oshilacionet. Skuadra që përfaqëson shkollën e futbollit “Loro Boriçi” bëri detyrën përballë një kundërshtari, që në përbërje kishte edhe lojtarë 15-vjeçarë.

U-17

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, e cila përfundoi me shifrat 0-0, në fraksionin e dytë me të nisur loja ishin vendësit që shënuan. Albion Marku kaloi ekipin në avantazh pas një gjuajtje të bukur në afërsi të zonës. Burreli nuk pati forcën e duhur për t’i bërë dëm Shkëndijës.

Në minutën e 77-të është Paulo Gjonaj ai që dyfishon shifrat. Skuadra matjane ka surprizuar me lojën, por i ka munguar finalizimi. 15-vjeçari Lorenc Murra, me disa veprime të bukura teknike, mahniti të pranishmit. Pas golit të dytë, skuadrat u pajtuan me rezultatin dhe, deri në fund nuk pati më histori. Shkëndija pretendon një vend nderi në kampionat.

Abdulla Dushku

Shkendija B. - Burreli

Besëlidhja bën “poker” ndaj Kastriotit

Takimi mes paratërinjëve të Besëlidhjes dhe Kastriotit është fituar nga lezhjanët me shifrat 4-2. Loja ka nisur e ekuilibruar, pasi të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme. Të parët që rrezikuan dhe kaluan në avantazh ishin futbollistët e Besëlidhjes me anë të Dushkut. Përsëri janë paratërinjtë lezhjanë që e kontrollojnë lojën dhe është kapiteni Xh.Gjergji që dyfishon rezultatin pas një sulmi të shpejtë. Në minutën e 36-të është sërish Xh.Gjergji që trefishon, duke realizuar edhe dopietën e tij dhe dërguar skuadrat në pushim me shifrat 3-0.

Në fraksionin e dytë ndryshon historia, pasi që në nisje loja kontrollohet nga krutanët, të cilët arrijnë të shënojnë me anë të Hoxhës. Përsëri është Hoxha që realizon dopietën e tij, duke sulmuar i vetëm portën vendëse. Pas pësimit të dy golave, Besëlidhja mbledh forcat dhe arrin që të realizojë edhe golin e katërt me anë të Rustës.

Beselidhja-Kastrioti

Preng Gjikola

K. I U-17 A

U-17, Grupi B

Në Fier s’ka fitues

Nuk ka fitues në ndeshjen e paratërinjve të Apolonisë dhe Luftëtarit. Edhe pse fierakët kanë luajtur mirë dhe kanë krijuar raste të shumta për të shënuar, nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës. Gjirokastritët zhvilluan një lojë të kujdesshme dhe me kundërsulm.

Mikel Mbriçaj

Apolonia-Luftetari

Goleadë e elbasanasve

Fieri ka pësuar një tjetër humbje të thellë, këtë herë në fushën e vet me rezultatin 2-5 ndaj ekipit privat elbasanas, Pepa. Edhe pse kanë shënuar të parët, vendësit kanë shfaqur dobësi në aspektin mbrojtës. Për miqtë shkëlqyen me dopietat e tyre Xhani dhe Hida.

Fieri-Pepa

Mikel Mbriçaj

K. I U-17 B

U-19, Grupi A

Tension dhe gola, Shkëndija pa frena

Shkëndija B. e Tiranës nuk di të ndalet për të rinj, teksa mposht edhe Burrelin në shtëpi. Pas një fillimi të tensionuar, ndeshja bëhet e bukur dhe me sulme të vazhdueshme nga të dyja skuadrat. Shkëndija ka shënuar dy gola të shpejtë, fillimisht me anë të Xhungës dhe, më pas, me Xhafën. Goli i dytë ka sjellë edhe tensionim, ku ka pasur përplasje mes lojtarëve Kejdi Ndoja dhe Arled Hotit. I pari ka ofenduar dhe gjyqtari ka nxjerrë kartonin e verdhë, e më pas të kuqen. Pas kësaj minute, skuadra e Shkëndijës luan me 10 lojtarë.

Në fraksionin e dytë të dy ekipet kërkojnë golin. Të parët që shënojnë janë vendësit me anë të shtatlartit Kristjan Jaku. Megjithatë, në minutën e 81-të kemi një 11-metërsh për Burrelin, ku Klaudio Mallunxa nuk fal, duke e dërguar topin në rrjetë. Kështu, vendësit kanë fituar 3-1 këtë sfidë me 10 futbollistë që nga minuta e 27-të. Shkëndija kryeson me pikë të plota.

Abdulla Dushku

Shkendija-Burreli

Kovaçi nderon Besëlidhjen

Të rinjtë e Besëlidhjes morën një fitore të vuajtur ndaj Kastriotit, duke shënuar në fundin e lojës me anë të Kovaçit. Ndeshja ka qenë mjaft e fortë, pavarësisht terrenit të rënduar. Më superiorë ishin të rinjtë e Besëlidhjes, që rrezikuan disa herë portën krutane.

Preng Gjikola

Beselidhja

Olimpiku thyen Kamzën

Olimpiku ka triumfuar me Kamzën në fush- ën e kësaj të fundit. Skuadrat kanë sfiduar shiun, që nuk ka reshtur nga minuta e parë e deri në fund të takimit. Ka qenë një lojë më e mirë fillimisht nga kamzalinjtë, por ekipi i Olimpikut ishte më i saktë përpara portës.

Abdulla Dushku

Kamza-Olimpiku

Veleçiku fiton në fund

Një gol në shtesë i ka dhënë fitoren Veleçikut kundër Tiranës B. Ka qenë një lojë e barabartë në pjesën e parë, ku miqtë kaluan në avantazh me Gjinollarin dhe, më pas, Popaj riktheu baraspeshën. Kur mendohej se gjithçka u mbyll 1-1, Kaçaj shënoi golin e fitores.

Veleciku-Tirana B

Esat Ymeri

K. I U-19 A

U-19, Grupi B

Spektakël për një pikë

Apolonia ka ndalur Luftëtarin kryesues, në një ndeshje mjaft të bukur, që prodhoi katër gola. Gjirokastritët kanë udhëhequr deri në minutën e 86-të, por fierakët barazuan, duke marrë një pikë. Loja ka qenë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat. Mahmutaj për miqtë bëri dopietë.

Apolonia

Mikel Mbriçaj

K. I U-19 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"