Kategoria e Parë U-17 dhe U-19, Butrinti e Shkëndija pa frena

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2016 | 0:44

Kategoria e Parë U-17 dhe U-19, Butrinti e Shkëndija pa frena

U-17, Grupi A

Akademia nuk fal

Një gol i K.Haverit në minutën e 22-të i ka dhënë tri pikë Akademisë AAS. Ka qenë një ndeshje shumë e fortë dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa diferencën e ka bërë Haveri. Ekipi i Malvin Meçarovit vijon i qetë kryesimin e grupit A U-17 të Kategorisë së Parë.

Admir Uruçi

Akademia

Tris i Veleçikut

Veleçiku ka fituar bindshëm në Peshkopi, duke shënuar tre gola. Ka qenë Delaj që ka shënuar i pari, ndërsa më pas Keqaj dy herë nga penalltia ka vulosur triumfin ndaj Korabit. Vendësit u munduan të reagonin, por nuk arritën të shënonin dot as golin e nderit.

Fatmir Zhuzhi

Korabi-Veleciku

Shkëlqen Besëlidhja

Besëlidhja i është falur tre golave të Gjergjit në ndeshjen ndaj Burrelit. Matjanët u ndëshkuan që në start dhe nuk arritën të tregonin forcën e duhur për të përballuar furinë e lezhjanëve. Gjergji ishte protagonist absolut, duke nderuar miqtë me dy gola të tjerë.

Dritan Kurti

Burreli

Iliria fiton derbin

Kastrioti dhe Iliria u përballën dje në derbi, teksa fushë-krujasit ishin ata që morën tri pikë. Edhe pse krutanët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli, Iliria arriti të përmbyste shifrat. Në pjesën e dytë, skuadra mike shënoi me anë të Bakallit dhe Dobrozit.

Kastrioti

Liridon Pasha

K I U-17 A

Grupi B

“Poker” i sarandjotëve

Butrinti fiton me lehtësi ndaj Fierit. Sarandjotët hapën serinë e golave me anë të Nikollës. Dy minuta pas këtij goli, është Mançe, i cili shënon golin e dytë. Në pjesën e dytë, Butrinti realizon edhe dy herë të tjera me anë të Cinos në të 73-ën dhe Mançes në fund të takimit.

Gerald Bregu

Butrinti

Apolonia thyen Tomorin

Tomori zhgënjen në shtëpi, teksa humbet ndaj Apolonisë. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga fierakët, të cilët kaluan në avantazh me anë të Nastos nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa në pjesën e dytë është Hoxha dhe Shala, që plotësojnë fitoren e skuadrës së Eduard Miços.

Tomori

Eris Sylyku

K I U-17 B

U-19, Grupi A

Shkëndija B., e para

Gjyqtarë: K.Shemo, D.Gemusha, M.Bega (Shkodër) Shkëndija B. e Tiranës ka marrë tri pikë në Shkodër ndaj Akademisë AAS. Ka qenë një fitore me përmbysje e miqve. Fillimisht ishte Mila, i cili i kaloi në avantazh shkodranët e drejtuar nga Entri Çaku, ndërsa më pas K.Jaku u bë protagonist me një dygolësh për miqtë nga Tirana.

Admir Uruçi

Akademia SS

Përmbysje e Korabit

Korabi fiton me përmbysje ndaj Veleçikut. Goli i Fikajt në minutën e 7-të është zhvlerësuar nga Kallaverja dhe dopieta e A.Murrjas në pjesën e dytë. Loja ka qenë e ekuilibruar, në një kohë që ka pasur edhe momente tensioni. Fikaj është ndëshkuar me karton të kuq.

Fatmir Zhuzhi

Korabi U-19

Prendi nderon lezhjanët

Besëlidhja doli me tri pikë nga transferta e Burrelit. Prendi shënoi dy gola, duke bërë diferencën në një ndeshje shumë të luftuar. Fillimisht ishte Çupi, i cili i kaloi në avantazh matjanët. Mirëpo, skuadra e Hotit nuk e ruajti dot avantazhin dhe pësoi dy gola nga miqtë.

Dritan Kurti

Burreli U-19

Kamza ia del në Krujë

Kastrioti mundet në shtëpi nga Kamza me rezultatin e pastër 2-0. Edhe pse e nisin mirë lojë, krutanët nuk arritën të shënojnë. Kundërsulmi i Kamzës ishte “vrasës”, teksa të dy golat shënohen në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta, krutanët mundohen të realizojnë, por i ndal shtylla.

Liridon Pasha

Kastrioti-Kamza

Goleadë e Olimpikut

Olimpiku ka shpërthyer ndaj Tiranës B, duke marrë një fitore bindëse me pesë gola. Picari, Peza, Koçi dhe Vata shënuan nga një herë, ndërsa pati vend edhe për një autogol të Selmanit. Në fakt, skuadra e Pengilit shënoi e para me Gjinollarin, por më pas u ndëshkua 5 herë.

Olimpiku-Tirana B

Abdulla Dushku

K I U-19 A

Grupi B

Tomori, vetëm barazim

Tomori dhe Apolonia kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme. Ka qenë një takim i luftuar, me vendësit që kaluan të parët në avantazh me Lamajn. Më pas barazoi Mehmeti, ndërsa Ajdinaj riktheu epërsinë e Tomorit. Gjithsesi, goli i A.Lalajt u dha një pikë fierakëve.

Tomori-Apolonia

Eris Sylyku

K I U-19 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"