Kategoria e Parë dhe e Dytë, ja rregullorja për ngjitjen dhe rënien e skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 17:59

Kategoria e Parë dhe e Dytë, ja rregullorja për ngjitjen dhe rënien e skuadrave

Në përfundim të sezonit futbollistik 2023-2024 do të vendosen edhe verdiktet për sa i përket ngjitjes dhe rënies së skuadrave nga kategoritë respektive. Më poshtë do të paraqesim rregulloret që kanë të bëjnë me përcaktimin e verdikteve në Kategorinë e Parë dhe Dytë.

1 dhe2

Kategoria I 

RREGULLORJA PËR NGJITJEN DHE RËNIEN

* Klubet e renditura në vendet 1 dhe 2 të Kategorisë së Parë ngjiten direkt në “Abissnet Superiore” pas përfundimit të këtij sezoni.

* Klubi që renditet i pari shpallet kampion për sezonin 2023-2024.

* Skuadrat e renditura në vendet 3, 4, 5 dhe 6 do të luajnë ndeshje “play off”-i për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e 8-të të “Abissnet Superiore” sipas skemës së mëposhtme:

* 3-6

* 4-5

* Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm.

* Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

* Ndeshja finale e “play off”-it do të zhvillohet me një takim në stadiumin që do të përcaktohet nga FSHF-ja.

* Ndeshja mes fituesit të “play off”-it të Kategorisë së Parë dhe ekipit të vendit të tetë në Superiore do të luhet në stadiumin e klubit të renditur në vendin e tetë.

* Në përfundim të sezonit përkatës në Kategorinë e Parë, klubet e renditura përkatësisht në vendet 11 dhe 12, zbresin direkt në Kategorinë e Dytë.

* Në përfundim të sezonit përkatës, klubet e renditura përkatësisht në vendet 9 dhe 10 do të luajnë një ndeshje me një takim përkatësisht: Vendi i 9-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off” me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Vendi i 10-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off”-i me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Ndeshjet e “play off”-it do të zhvillohen në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja.

 

RREGULLORJA E KATEGORISË SË DYTË PËR SEZONIN 2023-2024

* Klubi që në përfundim të sezonit përkatës, renditet në krye të

tabelës së klasifikimit, shpallet kampion i grupit. Për të shpallur ekipin Kampion Kombëtar të Futbollit në Kategorinë e Dytë, do të zhvillohet një ndeshje finale me një takim mes vendit të parë të grupeve A dhe B. Ndeshja finale do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF.

RËNIA DHE NGJITJA

* Klubet e renditura në vendin 1 të secilit grup të Kategorisë

së Dytë ngjiten menjëherë në Kategorinë e Parë.

* Në përfundim të sezonit përkatës, klubi i renditur në vendin 12 të Grupit A, bie menjëherë nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Tretë.

* Në përfundim të sezonit përkatës, klubi i renditur në vendin e 11 të Grupit B bien menjëherë nga Kategoria e Dytë, në Kategorinë e Tretë.

* Klubet e renditura në vendet e 1 dhe 2 në Kampionatin e Kategorisë së Tretë ngjiten menjëherë në Kategorinë e Dytë.

FAZA “PLAY OFF”

  1. a) Skuadrat e renditura në vendin e 2 (dytë), 3 (tretë), 4 (katërt) dhe të 5 (pestë) të Grupeve A dhe B do të zhvillojnë ndeshje “play-off” me sistem eliminimi brenda grupit përkatës sipas  skemës së përcaktuar:

* Vendi i 2-tё luan ndaj vendit tё 5-tё

* Vendi i 3-tё luan ndaj vendit tё 4-tё;

  1. b) Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në fushën e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim.
  2. c) Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.
  3. d) Ndeshja finale do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF.
  4. e) Në rast barazimi të ndeshjes finale pas 90 minuta të lojës së rregullt do të zhvillohen 2 x 15 minuta kohë shtesë.
  5. f) Në rast se dhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të gjuhen 5 goditje nga pika e penalltisë për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola.
  1. g) Në rast se dhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që një njeri nga skuadrat nuk shënon.
  2. h) Shpallet fituese skuadra që shënon.

FAZA “PLAY OUT”

  1. a) skuadra e renditura në vendin e 11 të Grupit A do të zhvillojnë një ndeshje me një takim me vendin e 10 të Grupit B në një stadium të përcaktuar nga FSHF.
  1. b) Ndeshja do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF.
  1. c) Për këtë ndeshje, vlejnë rregullat e parashikuara në nenin 20 pika e,f,g dhe h.
  1. d) Ekipi fitues do të qëndrojë në Kategorisë e Dytë.
  2. e) Ekipi humbës do të zhvilloje ndeshje finale me vendin e tretë në klasifikimin e Kategorisë së Tretë.          PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"