Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori i shënon 6 gola Gramozit, Albpetroli triumfon në transfertë. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 19:12

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori i shënon 6 gola Gramozit, Albpetroli triumfon në transfertë. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën sot 6 sfidat e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Dytë, ku nuk munguan surprizat. Këlcyra ka ndalur Butrintin në shtëpi me rezultatin 1-1. Ndërkohë që 2 kryesuesit, Tomori dhe Albpetroli kanë bërë detyrën duke triumfuar respektivisht ndaj Gramozit dhe Tepelenës. Beratasit janë treguar të pamëshirshëm, teksa kanë shënuar plot 6 gola në portën e kolonjarëve.

Naftetari

Një fitore tepër të rëndësishme ka arritur edhe Përmeti ndaj Skraparit, që duket se ka prerë biletën për në Kategorinë e Tretë. E vetmja sfidë që përfundoi në barazim ishte ajo mes Selenicës dhe Delvinës.

JA TË GJITHA REZULTATET:

KËLCYRA-BUTRINTI 1-1

Sadikaj 10’ / Llojaj 29’

SKRAPARI-PËRMETI 0-1

Lamaja 65’

TOMORI-GRAMOZI 6-2

Dervishi 36’, 53’, Lireza 41’, Isufi 51’, Kallmi 65’, 54’ / Osmani 23’,  Duro 74’

NAFTËTARI-MEMALIAJ 2-1

Gjoligaj 47’, Bani 69’ / Mirani 37’

TEPELENA – ALBETROL 0-2

Kumanaku 12’, Asimetaj 45’

SELENICA – DELVINA 3-3

Boraka 5’, Meçaj 18’, 27’ / Musta 40’ (p), Myftari 67’, 87’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"