Kategoria e Dytë, Grupi A/ Tirana dhe Partizani “paqe” në derbi, skuadrat vendase bëjnë ligjin. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 16:32

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Tirana dhe Partizani “paqe” në derbi, skuadrat vendase bëjnë ligjin. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën sot 6 sfidat e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi A teksa nuk munguan rezultatet surprizë.

kategoria_e_dyte_nr-470x237

Spikat barazimi pa gola në derbin e kryeqytetit mes Partizanit B dhe Tiranës B. Pavarësisht tentativave të shumta, skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjtës. Ndërkohë në sfidat e tjera, ekipet vendase kanë bërë ligjin duke fituar në shtëpi! Më poshtë mund të mësoni të gjitha rezultatet e sfidave të sotme:

GRUPI A:

Partizani B – Tirana B 0-0

Sopoti-Gramshi 2-0

Luzi 2008 – Kamza 4-1

Klosi-Ada 3-0

Spartaku-Internacional 1-0

Mirdita-Vllaznia B 1-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"