Kategoria e Dytë, Grupi A/ 5 sfida, 21 gola! Sopoti fiton dhe merr kreun, Tërbuni nuk fal në shtëpi. Ja rezultatet e plota dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 18:48

Kategoria e Dytë, Grupi A/ 5 sfida, 21 gola! Sopoti fiton dhe merr kreun, Tërbuni nuk fal në shtëpi. Ja rezultatet e plota dhe renditja

Janë mbyllur pesë sfidat e javës së 20-të të Kategorisë së Dytë për Grupin A. Ndeshja më spektakolare ishte ajo ndërmjet Internacionalit dhe Sopotit, ku u shënuan plot 10 gola, teksa miqtë arritën të fitonin me rezultatin 3-7.
kukesi sopoti

Heronjtë për Sopotin ishin Sejdini dhe Mziu të cilët shënuan nga një dygolësh për kokë, dhe me këtë fitore Sopoti rimerr kreun e klasifikimit duke u ngjitur në kuotën e 47 pikëve, 1 më shumë se Shkumbini.

Në sfidat e tjera Iliria mposhti 4-0 Adën, Shënkolli arrit të marrë një fitore 2-1 përballë Gramshit.

Tërbuni arriti një fitore minimale 1-0 kundër Klosit, ndërsa Valbona mundi Mirditën me rezultatin 2-1.

REZULTATET
Valbona-Mirdita 2-1
Shënues: Qelia (pen) 43’, Mema 56’/ Gjoka 81’

Tërbuni-Klosi 1-0
Shënues: Miloti 43’

Internacional-Sopoti 3-7
Shënues: Bardhi 4’, Goxhari 26’, 39’/ Çota 48’, Sejdini 59’, 61’, Mziu 80’, 87’, Sejdini 92’

Iliria-Ada 4-0
Shënues: Masha 12’, Bakalli 88’, 89’, Pasha 90+3’

Shënkolli-Gramashi 2-1
Shënues: Marku 80’, Lleshi 82’/ Galliu 60’

kategoria dyte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"