“Katar 2022”, një Botëror që luhet me 35.7 kilometra në orë/ “Raketa” e Ganës i lë “targën” Mbapesë dhe Dejvisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 20:27

“Katar 2022”, një Botëror që luhet me 35.7 kilometra në orë/ “Raketa” e Ganës i lë “targën” Mbapesë dhe Dejvisit

Botërori i Katarit vazhdon të dhurojë emocione edhe përtej fazës së grupeve, por statistika interesante vijnë nga ajo etape në lidhje me elementë tepër interesantë. Në futbollin modern loja e krahëve ka marrë rol thelbësor në skemat e përfaqësueseve elitare, ndryshe nga ajo klasikja me topat e shkurtër të orientuar drejt qendrës, ky faktor po ruan të njëjtin trend edhe në Botërorin e Katarit.

kylian-mbappe-france-fifa-world-778525592

Së fundi, janë zbardhur edhe listat e sprintierëve më të shpejtë, aty ku nuk kishte se si të mungonte ylli i Bajernit dhe përfaqësueses kanadeze, Alfonso Dejvis, i përfshirë në 3 kuota të ndryshme në listën prej 25 vrapimesh më të shpejta. Surpriza e vërtetë mban autorësinë e Kamalden Sulemana, nga radhët e kombëtares ganeze, e përkthyer si më i shpejti me 35.7 për sekondë.

I panjohur në këtë spektër, por emri i tij ka filluar të gumëzhijë në veshët e të vetëshpallurve “zot” të shpejtësisë, si Mbape, Dejvis, Xhejms apo Ismal Sarr. Mbrojtësi i majtë i Bajernit renditet i dyti me 35.6 për sekondë, statistikë të njëjtë me surprizën e Enerikes të thirrur te përfaqësuesja e Spanjës Niko Ulliams. Paraqitja e mirë e David Raum mesa duket e paska burimin në volumin e xhirove nga krahu i majtë, i pozicionuar ne vendin e 4-t me 35.5 për sekondë.

lista

Surpriza më e madhe vjen nga heroi i 2018-ës dhe makthi argjentinas, Kiljë Mbape. Francezi përtej golave dhe klasit të pasqyruar në fushën e blertë, sërish nuk ia ka dalë të renditet mes 10 lojtarëve më të shpejtë. 23-vjeçrai nuk ka arritur t’i jap këmbëve me tepër se 35.2 për sekondë, (i 11-ti në listën mbi etapën e fazës së grupeve). Është fakt se kombëtarja angleze nuk e ka prezantuar veten me lojtarët e saj, madje as me “emblemat” e tyre në këtë fushë garimesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"