Kastrioti merr gjashtë lojtarë në provë, tre janë afrikanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 11:08

Kastrioti merr gjashtë lojtarë në provë, tre janë afrikanë

Kastrioti po vijon përgatitjet dimërore me nga dy seanca në ditë. Skuadrës krutane i janë bashkuar dje në stërvitje edhe disa lojtarë të rinj, të cilët do të jenë në provë për disa ditë dhe për ta do të vendosë trajneri Ramadan Ndreu.kastrioti

Nuk janë pak, por 6 futbollistë që prej ditësh janë stërvitur me krutanët dhe sot do të testohen në një ndeshje miqësore që Kastrioti do të zhvillojë me Turbinën në kompleksin e Kamzës. Mes lojtarëve që po provohen janë edhe dy kamerunas dhe një nigerian, por edhe disa lojtarë të rinj shqiptarë. Krutanët ende nuk kanë pasur ndonjë afrim zyrtar.

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit të Kastriotit bëjnë me dije se pritet të afrohet i riu Indrit Prodani, një lojtar që ka dalë nga Laçi dhe është aktivizuar me U-19-ën e tij dhe të Partizanit. Gjithashtu, Prodani është aktivizuar edhe në Kroaci tek ekipi i NK Zagrebit. Ai po stërvitet me krutanët dhe pritet që ditët në vijim palët të kenë edhe takimin përfundimtar sa i takon konkretizimit të një marrëveshjeje për bashkëpunim.

Për rikthimin e mesfushorit Ersil Ymeraj, një dëshirë e stafit teknik të Kastriotit, ende nuk ka ndonjë zhvillim konkret. Krahas afrimeve, krutanët me shumë mundësi do të kenë edhe ndonjë largim dhe këtu bëhet fjalë për ata lojtarë që kanë mbetur të pakënaqur me aktivizimin në pjesën e parë të sezonit.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"