Kastrioti, “i gjymtuar” para transfertës në Laç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2021 | 22:23

Kastrioti, “i gjymtuar” para transfertës në Laç

Kastrioti nuk arriti të merrte pikë në transfertën e fundjavës së shkuar ndaj Skënderbeut duke mbetur sërish në vendin e fundit, dhe me një distancë të thelluar me zonën “play out”, që ka shkuar në -6 pikë. Megjithatë, skuadra dje ka zbritur në fushë nga ku në fillim të seancës stërvitore është analizuar me detaje humbja në Korçë.

KASTRIOTI

Pas analizës stërvitja ka vijuar normalisht nga ku kanë nisur përgatitjet për sfidën e radhës me Laçin, e cila do të jetë e fundit për këtë vit, për t’u kthyer më pas në janar. Gjatë seancës së djeshme i gjithë grupi i lojtarëve që ishte në dispozicion në ndeshjen e fundit ishte në seancën stërvitore, ndërsa vijojnë të jenë ende mungesa të dëmtuarit Joan Çela, Enes Isufi apo Donald Mëllugja.

Aktualisht skuadra është me një grup të limituar lojtarësh për shkak të dëmtimeve dhe po pritet merkatoja e janarit, ku krutanët kanë planifikuar që të bëjnë disa ndërhyrje.

BUJAR BALLIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"